Këshilltari politik gjerman i drejtohet Soreca-s: Ku ishte BE kur u mbajtën zgjedhje të paligjshme dhe manipulim zgjedhor në Shqipëri?

Martin Henze

Ambasador, ku ishin ata (BE) kur u mbajtën zgjedhje të paligjshme lokale në Shqipëri dhe partia qeverisëse manipuloi zgjedhjet parlamentare, u zgjodhën kryetarë bashkie kriminelë, u shkatërrua një shtet kushtetues, kështu që rrjedhimisht nuk mund të mbahen zgjedhje demokratike.”
Ky ishte reagimi i Martin Henze, këshilltari politik gjerman, ndaj Luigi Soreca-s pas postimit të këtij të fundit mbi takimin online të Zagrebit për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor ku udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian ritheksuan përkushtimin për ardhmërinë e evropiane të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, por pa bërë asnjë zotim për ndonjë proces më të shpejtë të zgjerimit.
Edhe VOA dhe DW në analizën e tyre theksuan faktin se pjesa më e madhe e deklaratës është e ngjashme me atë të samitit të Sofjes së majit të vitit 2018, ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dhe se procesi i zgjerimit nuk ka shënuar ndonjë lëvizje.
Procesi i integrimit mbetet pezull dhe procesi zgjedhor demokratik vazhdon të mbetet një nga 15 kushtet e BE të cilat dëshmojnë për një realitet të hidhur të nivelit të demokracisë në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?