Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

KLGJ: Ardian Dvorani pa mandat nga viti 2014

Editorial
E premte, 3 Korrik 2020 07:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka publikuar dje vendimin për largimin nga detyra të  anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. Vendimi për Dvoranin u mor më 11 qershor, ndërsa dje KLGJ  ka dërguar zyrtarisht dokumentet ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, ku e informon se ka të drejtën ankesës në gjykatë. Gjithashtu, KLGJ e informon Dvoranin se ka të drejtën ligjore që të marrë detyrën si gjyqtar i Apelit dhe për këtë duhet të kthejë përgjigje brenda javës. Në një prononcim për mediat Dvorani deklaroi dje se “po shikon mundësinë që të bëjë padi në gjykatë ndaj KLGJ-së”.

Edhe pse Dvrorani ka të drejtë të ankohet për shkarkimin e tij, argumentet juridike të KLGJ-së nuk lënë vend për asnjë dyshim se vendimi është marrë duke zbatuar Kushtetutën. KLGJ thotë se Dvorani është zgjedhur në vitin 2005 në Gjykatën e Lartë dhe mandati i ka përfunduar në vitin 2014, duke konsumuar një mandat të plotë prej 9 vitesh. Sipas ligjit, anëtarët e Gjykatës së Lartë nuk kanë të drejtë rizgjedhje në këtë detyrë. KLGJ shprehet se me emërimet e tre gjyqtarëve Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Ervin Pupe mandati i Dvroanit quhet i zëvendësuar dhe Gjykata e Lartë funksionon normalisht. KLGJ sjellë në vëmendje një vendim të ngjashëm të Gjykatës Kushtetuese të marrë në vitin 2012, ku thuhet se vazhdim i mandatit të një gjyqtarit përtej afateve kushtetuese nuk garanton pavarësinë e gjykatës. Pra, anëtarët e KLGJ jo vetëm vënë në dukje shkeljet ligjore të Dvoranit me mbajtjen e detyrës në mënyrë të padrejtë për 6 vjet, por vënë në pikëpyetje dhe pavarësinë e Gjykatës së Lartë, për sa kohë Dvorani ka mbajtur detyrën në mënyrë të padrejtë.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Argumentet e KLGJ rrëzojnë gjithë mbrojtjen e Dvoranit për mbajtjen e mandatit për 6 vjet. Vazhdimi i mandatit të tij pas vitit 2014 është shkelje ligjore dhe Kushtetuese. Dvorani thotë se ka qëndruar në detyrë sepse nuk kishte njeri ta zëvendësonte dhe duhet që gjyqtari që të zërë vendin e tij të vij nga radhët e 4 juristëve të spikatur, sipas parashikimeve ligjore për Gjykatën e Lartë. Gjykata e Lartë ka sot tre anëtarë të rinj që u zgjodhën nga KLGJ nga radhët e jo gjyqtarëve që janë juristë të shkëlqyer. Gjyqtari i 4-të nga radhët e juristëve mund të dojë edhe disa vite të tjera të zgjidhet, pasi më parë duhen zgjedhur anëtarët nga gjykatat, prokuroritë etj,. Në këtë mënyrë Dvorani kërkonte që nga 6 vite të plotësonte 9 vite duke u bërë rasti i parë kur një gjyqtar mban dy mandate, në shkelje të hapur me Kushtetutën. Në fakt Dvoranit nuk i duhej vetëm mandati në Gjykatën e Lartë, por drejtimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në këtë funksion, ai kish mundësi të caktonte emrat e juristëve që kandidonin për postet kyçe të drejtësisë dhe të kontrollonte gjithë reformën në drejtësi. Vendimet e KED gjatë kohës që drejtohej nga Dvoranit janë të gjitha në pikëpyetje për shkak të qëndrimeve jo ligjore të tij. Raporti i Komisioni të Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese tregoi me fakte se çfarë ishte gatuar në mbledhjet e mbyllura të këtij institucioni. Ish-kreu i KED ngatërroi qëllimisht listat e kandidatëve, vonoi procedurën dhe mori kompetencat e Presidentit të Republikës duke prishur gjithë garën për Gjykatën Kushtetuese. Qëllimi ishte që në Gjykatën Kushtetuese të mos shkonin juristët që e meritonin, por ata që kishin lidhje me Rilindjen. Dvorani ishte një nga pikat kyçe që lidhte PS me reformën në drejtësi, pasi në vitin 2005 u propozua nga PS dhe u votua nga shumica socialiste e asaj kohe për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë. Sa u votua nga PS dhe pasi ishte pjesëmarrës në takimet politike të rilindjes, Dvorani e justifikoi besimin politik duke shërbyer si rilindas. Edhe beteja e tij personale dhe sulmet personale ndaj institucionit të Presidentit të Republikës  nuk ishte ajo mes një gjyqtari të lartë dhe profesionist, por ajo mes një militantit në KED dhe kreut të shtetit.

Swiss Digital

Dje KLGJ ia vuli edhe me shkrim se ku është Ardian Dvorani./M. Xhani/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

2 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 5 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 8 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 4 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

7 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.