Kreu i PPE-së dhe ish-Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk dikur jepte leksion opozitës shqiptare se “mos bojkotoni”, kurse tani vetë bojkoton zgjedhjet në Poloni!!
Donald Tusk kur ishte president i BE vinte në Tiranë apo edhe nga Brukseli e na çante trapin duke i bërë presion opozitës shqiptare se pse kishte dalë nga parlamenti apo se “opozita nuk mund të bojkotojë”. Fliste përkrah Edi Ramës si njeriu më parimor në planet, ndërsa tani që e ka pësuar vetë në Poloni, vendos bojkotin!
Njerëz me dy fytyra këta të huajt që vijnë na bëjnë leksione në Tiranë se si duhet të sillet opozita!
Ja se çfarë i ka ndodhur atij, pra Tuskut, në Poloni tani që po synon kandidimin.
Kreu i PPE-së dhe ish-Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk i konsideron zgjedhjet presidenciale në Poloni të planifikuara për 10 maj si antikushtetuese.
Në një video-mesazh Donald Tusk, drejtuesi i Partisë Popullore Evropiane (EPP), përpiqet ta shmangë fjalën “zgjedhje”, sepse ato që qeveria po planifikon nuk janë për të zgjedhje. Ai tha se e e kishte analizuar gjatë situatën e përgatitur nga qeveria për 10 maj dhe kishte vendosur ta bojkotonte. “Këto nuk janë zgjedhje kushtetuese, sepse nuk do të jenë as të lira as të barabarta”, tha politikani. Ndryshimet në ligjin zgjedhor të bëra pak para zgjedhjeve janë sipas tij jokushtetuese.
Zgjedhje me çdo kusht
Pavarësisht protestave dhe masave kufizuese për shkak të pandemisë Covid-19, partia konservatore në pushtet PiS do t’i përmbahet datës së zgjedhjeve, sepse kandidati i PiS dhe Presidenti aktual Andrzej Duda është favorit i qartë.
Ekspertët konstitucionalistët e shohin këtë si një shkelje të kushtetutës sepse, në bazë të ligjeve aktuale ndryshimi i së ligjit të votimit nuk mund të bëhet më vonë se 60 ditë para zgjedhjeve të planifikuara. Argumenti i qeverisë së drejtuar nga PiS është se votimi me postë zvogëlon rrezikun e infeksionit. Interesant është fakti se dy vjet më parë, PiS e hoqi mundësinë e votimit me rrugë postare me argumentin se rreziku i falsifikimit ishte shumë i madh.
Presidenti aktual, Andrzej Duda
Pra tani që e provoi personalisht ky Tusku, duhet ta ndjejë sa keq djeg kur pushteti të dhunon apo vjedhë të drejtat kushtetuese, siç bëri kryeministri Rama në vitin 2017