Kryemadhi, kërkesë Arta Markut: Përse nuk pezullon punimet te Unaza?

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka kërkuar sot në mënyrë zyrtare, Prokurores së Përgjithshme Arta Marku pezullimin e punimeve në Unazën e Re. Në letrën e saj për kryeprokuroren, kryetarja e LSI shprehet se edhe pse u verifikuan problematika me tenderat e këtij projekti punimet e kompanive private janë ende duke vazhduar.

Kryemadhi thekson se punimet po vijojnë edhe në pjesën e projektit ku Ministria e Infrastrukturës deklaroi se është anuluar tenderi.

“Nga konstatimet dhe verifikimet e kryera në terren vërejmë se në të gjithë gjatësinë e projektit, firmat fituese vazhdojnë të kryejnë veprime që tregojnë se punimet nuk janë pezulluar”, shprehet në kërkesën e saj Monika Kryemadhi.

Tre javë më parë, në emisionin “Të Paekspozuarit” u publikuan fakte se një prej tre kompanive që ka fituar tenderin te Unaza e Re ka falsifikuar gjithë dokumentet. Nga dokumentet rezultoi se tenderi prej 18 milionë euro, i vetëm një pjese të projektit, i është dhënë një 26-vjeçari që punonte recepsionist. Ministria e Infrastrukturës urdhëroi pezullimin e punimeve në këtë segment të projektit dhe deklaroi se do të shpallte hapjen e një tenderi të ri. Ndërkohë, siç vë në dukje dhe kryetarja e LSI, edhe pse ka një vendim pezullimi nga ministria punimet në gjithë segmentin vazhdojnë njëlloj si më parë.

Kërkesa e Kryetares së LSI për Prokuroren e Përgjithshme

Kërkesa e Kryetares së LSI për Prokuroren e Përgjithshme

SHKARKO APP