Kryeministri dhe ish-zv/ministri i Ramës zihen, shahen dhe akuzojnë live njeri-tjetrin
Para pak javësh ish-zv/ministri i arsimit Taulant Muka dha dorëheqjen nga detyra vetëm tre javë pasi u emërua nga kryeministri Rama. Kur dha dorëheqjen ai akuzoi kryeministrin dhe qeverinë se punonin vetëm me facebook e jo në realitet, çka zgjoi mërinë e Ramës. Sot kryeministri e sulmoi atë duke e quajtur “larvë krimbi”. Ish-zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka ka reaguar duke e sfiduar kryeministrin.
Muka u shpreh se i kërkoi kryeministrit publikimin e diplomave ndaj nuk duhet të nxehej.
“Nxirrni diplomën ju thashë, pse u nxehe kryeministër? Prisni edhe pak sa të mbaroj një takim mes shkencëtarësh, jo njerëzish pa diplomë, për të thënë disa të vërteta! Deri atëherë uroj të nxirrni diplomën, le ta dijë rinia e shpresës! Rinia sot është sovrani, unë atyte ju bindem!”-shkruan Muka në një postim në Facebook.
Ndërsa Rama ishte live, Muka komentoi duke thënë që kryeministri, qeveria dhe opozita duhej të bënin publike diplomën.
Ish-zv/ministri u shpreh se do të tregojë disa të verteta të pathëna deri tani për kryeministrin dhe qeverinë.