Kryeministri Edi Rama merr në qafë kreun e PD-së,Basha

 
 
Një betejë e nisur nga lideri aktual i selisë blu, Lulzim Basha kundër Ilir Metës në çështjen e mbledhjes së borxhëve të CEZ, duket se po merr tjetër trajtë. E nisur në parim, pra si luftë e opozitës me korrupsionin, dhe këtu janë të gjithë dakort, por po zbardhet dita-ditës si një ushqim që kryeministria ia ka hedhur vetë oborrit të uritur të selisë blu për të spostuar goditjen,nga kundër kryeministrit për tek kreu i Parlamentit. Por sipas mediave dhe disa dokumentave po del se ish-kryeministri i dënuar i PS-së Vilson Ahmeti është pas kësaj afere, ndonëse vetë zoti Ahmeti mbrëmë me një shpjegim të vakët thoshte se nuk jam unë i pwrzier. As e pohoi e as e mohoi! Natyrisht që do të jetë Prokuroria që do të hetojë, porse nisur nga pjesa publike e faktëve dhe e informacionwve tw rezervuara, rezulton se dikush nga selia e PS-së ka çuar fjalë tek Basha, natyrisht më parë ka kaluar pazari tek Berisha se “Edi Rama don me e sakrifikuar Ilir Metën , porse duhet të hidheni në sulm sapo të filloj sezoni parlamentar”. Nuk ka sens tjetër kjo sepse si rregull një opozitë synon të kritikojë kryeministrin e bile ta rrëzojë atë e jo kryetarin e parlamentit, ndonëse LSI është shtylla mbajtëse e kësaj qeverie. Selia blu ishte betuar në korrik-gusht se në shtator e deri në festën e KrishtLindjeve do të rrëzonte Kryeministrin Rama nga pushteti me forcën e popullit e do të shkonte drejt zgjedhjeve të reja parlamentare në pranverën e vitit të ardhshëm. Por Basha e ndwrroi shigjetwn e sulmit. I ktheu shpinwn kryeministrit dhe ballw pwr ballw me kreun e LSI-sw.
Tashmë thuhet se ka një skemë edhe në PS që të shkojnë vetë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që të heqin qafe njëherë e mirë pushtetin e LSI, sepse 270 mijë votat që mori Ilir Meta në këto zgjedhje lokale, e kanë rritur forcën e saj duke e bërë një faktor që vendos në politikë. PD-ja don tia copëtojë votat LSI sepse një pjesë e tyre kanë rrjedhur nga skalionet demokrate dhe synon ta lërë Edi Ramën pa aleatin e tij të fortë që ta çveshë më mirë lakuriq në pranverën e vitit të ardhshëm. Sipas rolit të saj opozitar PD-ja duket në një strategji të saktë pasi godet me lejen e fshehtë të Ramës , kreun e Parlamentit, Ilir Meta. E dobëson , sipas saj, dhe duke i përçarë të dy e ka  më të lehtë ti vërsulet kryeministrit që do të ndodhet në një ishull i rrethuar nga opozita e Bathores e cila e ka më shumë qejf të “vizitojë” katin e parë të kryeministrisë ,tani që është edhe pa gardh, e të “shikojnë” pikturat të cilat i pa edhe kancelarja Merkel. Janë qejfi pikturash nga zona e Bathores se u bënë shumë vite , që prej vitit 1998 që nuk kanë hyrë brenda kryeministrisë për ta “vizituar”.
Mësohet se kontigjente të stërvituara mirë për këto “vizita” e dikur  ekspertë të policisë në kohën e Saliut të I-rë e të II-të po iu japin “leksione” në dy vila në Bathore kontigjentëve të PD-së që “frymëzohen” nga pikturat sureale të katit të parë të selisë së qeverisë, sepse edhe i kuptojnë më mirë.
Një pjesë e këtij kontigjenti që po stërvitet në Bathore mezi pret sinjalin për ta rrethuar kryeministrinë, porse urdhërat janë dhënë nga selia blu se duhet ti përçajmë njëherë pasi hyjmë më lehtë e pa pushkë të madhe në kryeministri! Një pjesë  e kontigjentit bathorian, si pretorianët e dikurshëm, ka skicuar se duhet të “vizitojnë” edhe zyrën e njeriut më të besuar të Edi Ramës që e ka në kat të dytë, sapo hyn nga ana e Piramidës, që është Endri Fuga. Ndërsa zyrat e  dy  ministrave të Shtetit Bledi Çuçi dhe Ermonela Felaj grupi bathorian ka menduar të mos i prekë fare sepse i dorëzojnë vetë të dy sapo në katin e parë të kenë hyrë “pretorianët” e Kamzës që vijnë nga zona e Laknasit dhe zona e Fushëkuqes ku u bë sherri këto ditë me deputetin e arrestuar të PS-së Armando Prenga.
Por Lulzim Basha harron se ndonëse po luan fort kundër Kryeparlamentarit Meta , me leje të Kryeministrit Rama, mundet që Edi Rama si lojtar bashkie i vjetër e tirons që njeh mirë përballjen, sapo të mbërrijnë “ spartanët” e  pellgut demokrat të Paskuqanit e shet pazarin me Bashën dhe ulet e kuvendon me skraparllinjtë e Ilir Metës.
 
Edhe si fakte del se mbiemri Ahmeti , njeri në ERE dhe tjetri si ish-kryeministër, në këtë aferë siç akuzon PD-ja, janë të PS-së e nuk ka dokumenta apo deshimtarë që të dëshmojnë përzierjen e Metës. Por Ilir Meta ka një gabim të madh, bile ia vlen të goditet se përse nuk kërkon të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare që të rishikohen balancat politike dhe se ku janë tashmë 1 milion votat e Ramës. Nëse 270 mijë votat që mori me 21 qershor të këtij viti  nuk i vijnë tek LSI atëhere të rishikojë pozicionin e tij. Por nëse i konfirmohen atëhere ka të drejtë se me cilët mund ta bëjë qeverinë pas zgjedhjeve të parakohshme. Edhe pastrojnë parlamentin nga banditët dhe të akuzuarit, edhe testojnë veten se ku janë. Nuk ka asgjë të keqe që të shkohet në zgjedhje pranverën e ardhshme.

SHKARKO APP