Sfida/Kryeministri malazez, Ramës: Mëso nga ne për negociatat me BE!

Sot në Shkodër ishte mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj malazeze dhe shqiptare. Dihet se Shqipëria dështoi këtë vit me negociata, ndërkohë Mali i Zi e ka marrë Statusin me BE. Pasi janë takuar në Shkodër, të dy kryeministrat kanë dalë në konferencë shtypi. Kryeministri malazez ka premtuar se vendi i tij do të japë mbështetje që Shqipëria të kalojë këtë ngërç të madh, që ka aktualisht me BE-në. Ai ka deklaruar se këtë mund ta bëjë fare thjesht: Mjafton që Edi Rama të ndjek shembullin e Malit të Zi.

“Konfirmoj gatishmërinë e Malit të Zi dhe do të ofroja përvojat tona. Për këto 6 vite që jemi në procesin e BE, Mali i Zi ka hapur 6 stade për negociatat dhe kemi mbyllur 2. S’duhet harruar se pse jemi në procesin e integrimit të BE, jo vetëm për të hyrë aty, por për të qenë pjesë e saj. Duhet të shohim para. Përveç anëtarësimit në BE, vend i rëndësishëm i takon edhe zhvillimit të marrëdhënieve fqinjësore”, tha kryeministri i Malit të Zi.

Mali i Zi ka 650 mijë banorë, ndërsa Shqipëria me 1 Janar 2018, rezulton 2.870.324 banorë në territor. Pjesa tjetër e popullsisë ka emigruar. Pra një shtet i vogël pothuaj sa Tirana si popullsi, ka marrë statusin dhe i sugjeron kryeministrit Rama se “Mëso nga ne!”.

Po çka bërë pala malazeze? Ka luftuar korrupsionin, krimi i organizuar nuk ka lidhje me qeverinë, ka mirëkuptim pozitë-opozitë për çështje madhore kombëtare, canabissi nuk mbillet e ruhet nga qeveria, kryeministri nuk ka tangërllëk, ka rritje të mirëqënies, ka turizëm dhe mjedis të pastër, etj, etj.

Kaq duhet që të jemi si Mal i Zi!

SHKARKO APP