Kryeministri Rama bën gati ndryshimet në Qeveri. Ja ministrat që ikin.Ben Blushi merr post të rëndësishëm

 
 
 
Pjesë e debatit të mbrëmshëm mes Ramës dhe Metës kanë qenë edhe ndryshimet në Qeveri. Ndonëse duket se ka patur një gjuhë të pranueshme komunikimi mes tyre përsëri dyshimet e kreut të parlamentit për ministra dhe deputetë të PS-së që kanë dashur largimin e LSI, ishte i qartë dhe në takimin kokë me kokë.
Përflitet se Rama ka pranuar se ka nevojë për ndryshime radikale në Qeveri.
 
Ja ministrat që ikin nga Qeveria:
 
1-Shkelqim Cani, minisër i Financave
2-Eglantina Gjermeni,Ministre e Zhvillimit Urban
3-Arben Ahmetaj , ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjeve
4-Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë
5-Klajda Gjosha , ministre e Integrimit
6-Ilir  Beqaj, ministër i Shendetsisë
7-Mirela kumbaro, ministre e Kulturës
Mbetet në dyshim ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri për hir të reagimit të LSI dhe ministrja e Shtetit, Ermonela Felaj. Ka informacione se Edi Rama mund të largojë dhe dy ministra të rëndësishëm.
 
Emrat që mund të vijnë në kabinetin e ri qeveritar nuk dihen saktëssisht, por mendohet se një vend ministri do ta ketë edhe PDIU e  që mendohet të përfaqësohet me deputeten Mesila Doda,një emër VIP nga bota femërore e politikës. Thuhet se Shpetim Idrizi ka kërkuar vetë të vazhdojë të jetë në krye të PDIU e në parlament sepse synon forcimin e partisë çame, pra nuk ka pranuar të jetë personalisht ministër, çka i ka rritur kuotat e tij në skalionin çam.
Një gjë është e sigurtë se Ben Blushi merr një të rëndësishëm ministri.
 

SHKARKO APP