Kryeministri Edi Rama kërcënon: Drejtësia e “pastruar” do merret me politikanë të lartë
Edi Rama kërcënon sot nga Lushnja. Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e llogaridhënies këtë herë me qytetarët e Lushnjes. Rama e nisi fjalën e tij edhe njëherë duke u bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë problemet e tyre në platformën online të bashkëqeverisjes. “Jo vetëm do merrni zgjidhje, por do të ndëshkohen edhe ata që kanë shkelur ligjin”, u shpreh Rama, i cili tha se deri tani janë mbi 150 punonjës të administratës për të cilët janë marrë masa.
Ndërsa komentoi vettingun për gjyqtarët dhe prokurorët, Rama u shpreh se reforma nuk do të ndalet me kaq.
“Një pjesë e ankesave që kemi marrë lidhet me proceset gjyqësore dhe kjo është arsyeja pse ne po shtyhemi fortë për të bërë reformën në drejtësi për të pastruar sistemin nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar. Një pjesë e tyre përjashtohen për shkak të mosjustifikimit të pasurisë, por mos mendoni se do të mbarojë këtu, por dua të kujtoj se “dardha e ka bishtin pas”.
“Reforma do të merret me të gjithë, politikanë e biznesmenë”, tha kryeministri Rama. Me disa politikanë të lartë, theksoi kryeministri, “drejtësia e re do jetë e pamëshirshme,sidomos nja tre që rrijnë e na bëjnë të fortin, do të jenë pas hekurave të burgut”.
Opozita akuzon se kryeministri po fut në dorë krejt sistemin e drejtësisë gjoja me Vettingun, ndërsa Edi Rama sot nga Lushnja kërcënon se pasi të pastrohet drejtësia (nënkupto:pasi ta fus në dorë) do të fus në burg kundërshtarët politikë dhe personalë.
Por kryeministri nuk sqaroj se pse çdo leje ndërtimi, edhe për një mur rrethues, duhet të jepet pasi të pyeten oligarkët. Edi Rama pse nuk sqaron se ç’lidhje ka ai dhe disa ministra me oligarkinë kriminale mediatiko-financiare. Edi Rama pse nuk tregon se cilët oligarkë kanë dorë në vendimmarrjen e qeverisë, vendime që shkojnë te xhepat e këtyre biznesmenëve. Pse nuk sqaron se varfëria po rritet, kurse krimi po forcohet.
Pra kë do fus në burg zoti kryeministër, pasi ta “spastrojë” drejtësinë? A do të fus ministrat e tij, po ish-ministrat e deputetët e PS-së? Po njerëzit afër tij, të cilët përfitojnë siç janë disa biznesmenë që po përlajnë Shqipërinë?
Kreyministri nxori hapur planin e tij, kur foli nga Lushnja. Ai po punon, që me Vettingun, t’i ketë nën kontroll gjykatat dhe prokurorinë.