Kryeministri Rama korrekt me KLSH dhe Kodin Zgjedhor

Sot pamë një Ramë tjetër; elokuent, bashkëpunues, hokator në sjellje dhe votues i përpiktë! Rama foli në Kuvend për miratimin e Kodit Zgjedhor, iu përmbajt konsensusit me PD dhe LSI, shpotiti opozitën parlamentare, sepse është për ti tallur; tha prerë se do ti qëndrojë Marrëveshjes, pasi e kërkon BE si një ndër kushtet. Përmendi, si me dinakeri e presion ndaj deputetëve opozitarë, se u firmos në tokën amerikane, pra la të kuptohej se deklarata e sekretarit amerikan të shtetit, Pompei do të përkrahet me votë në Kodin Zgjedhor.

Dhe në fund Edi Rama mësohet se ka bërë presion disa deputetëve të PS-së, të cilët ishin shprehur se nuk do të votonin kandidatin e Presidentit për drejtimin e KLSH. Presioni ka qenë i hapur: Ose votoni dekretin ose nuk keni më punë në PS!

Dhe u votua kandidati me 108 vota pro! Bile Edi Rama vuri në rrjesht në këtë rast edhe opozitën parlamentare, çka nënkupton se edhe për Kodin e Ri Zgjedhor do ti fus në rrjesht opozitarët parlamentarë që ta votojnë. Jo tamam si KLSH, por sa për të bërë numrin 84 vota, aqsa duhet për të kaluar Kodi Zgjedhor, siç firmosën PD-PS-LSI./S.P/

SHKARKO APP