Kryeministri sulmon duke ofertuar në pazar për “kokën” e tij pas 25 prillit 2021

Nga Spiten Prulli-

Kryeministri Rama e ka humbur “pusullën” dhe busullën, pasi në çdo takim flet vetëm kundër LSI dhe kryesisht Presidentit të Republikës. Duke folur për shëndetsinë ai harron hallet e problemet shendetsore të popullsisë dhe turret drejt Presidentit. Në takimet me kryesinë e PS nëpër qarqe nuk flet për rënien katastrofale të PS-së prej keqqverisjes së tij, por ashpërson gjuhën ndaj Ilir Metës.

I sulmuar nga media dhe publiku për aferat korruptive qindra milionë eurosh, Rama nuk gjen shpëtim nga sikleti, por gjen te Presidenti njeriun që po i sajon greminën, ndërkohë që ai, Edi Rama, ka urdhëruar krejt koncensionet, PPP-të, tenderimet, etj në qeveri.

Edi Rama edhe kur ulet për të ngrënë e ka mendjen te Ilir Meta. Edhe kur ndonjë makinë i ndërpret udhën, pa lejen e policisë, mendon se ia ka çuar Presidenti për atentat. Edhe kur kalon natën për në Surrel e mbush vendin, pyllin, urat dhe pas shkembinjve plot me roje gardistë, pasi ka paranojën se do ta vrasë Ilir Meta.

Edi Rama “vrasjen” e ka me 25 prill 2021, sapo të dalin rezultatet e votimeve mbarëpopullore. Do jetë pjesëmarrje e pa dëgjuar në këto 30 vite, mbi 80 % e votuesve do jenë në kutitë e votimit. Dhe ikja është e sigurtë, pas 8 vite si kryeministër dhe 22 vite në pushtet.

Por Edi Rama nuk është budalla apo arrogant që nuk e njeh frikën.

Ai shpreson se duke sulmuar mos hapet ndonjë deriçkë pazari për fatin e tij politik pas 25 prilli 2021. Ai prapë lutet se mos Ilir Meta e shpëton pas 25 prillit 2021.

Por më kot!

Ilir Meta nuk është më zoti Meta që ai njeh dikur dhe që e shpëtonte duke i zgjatur dorën.

SHKARKO APP