Kryeministri te RENEA jep sinjalin e një shteti policor

Kryeministri Rama mbetet i qartë në strategjinë e tij. E tha edhe sot kur mbajti një fjalim të gjatë te forcat RENEA. Në kohën kur vendi nuk ka parlament, nuk ka pushtet vendor, institucionet kryesore janë nën urdhërat e tij, kur nuk ka gjykatë kushtetuese dhe as gjykatë të lartë, ai, pra kryeministri Rama i mëshoi fort idesë për një shtet policor.

Impenjimi kryeministror ka kaluar në forcimin e strukturave policore, sikurse ishte sot inagurimi i vendndodhjes dhe përgatitjes së forcave speciale. Jo se nuk duhet, pasi ata sakrifikojnë të parët në raport me krimin, porse edhe janë përdorur nga qeveria kundër popullit gjatë protestave të vitit 2019. Synimi djallëzor qeveritar është që të forcojnë repartet represive ndaj qytetarëve.

Nuk ka patur rritje të pensionëve dhe as pagat e punonjësve të administratës. Po hidhet leku te forcat e dajakut!

Pas miratimit të ligjit kundër portaleve dhe masave represive ndaj medias me gjoba të mëdha dhe falimentuese, pas insistimit për të kapur me çdo kusht gjykatën kushtetuese, edhe me dhunë; pas planit për të shkarkuar presidentin e Republikës me puç; kryeministri hodhi hapin tjetër drejt shtetit policor.

Edi Rama është politikani më i qartë në ambicjet e tij. Kurse opozita akoma hamendëson se do ta rrëzojë me tolerancën e saj, tolerancë e cila filloi dhe u dhjamos që pas 30 qershorit 2019.

SHKARKO APP