Kryesore: Zgjedhjet ishin me standarde europiane
Zgjedhjet dje treguan se klasa politike e kaloi testin e madh; bënë zgjedhje brenda standartëve europiane. Hera e parë që dita e votimit deri në fillimin e numërimit që nuk pati asnjë rast negativ apo precedent që mund të prishte imazhin e votimeve. Natyrisht që kjo është meritë e pozitës, por edhe e opozitës me një lider të ri e bashkëkohor.
Ishte natyrisht kryeministri Rama që kishte përgjegjsinë e mbarëvajtjes së zgjedhjeve dhe nëse do të kishte probleme atëhere përgjegjsia do ti shkonte atij. Tani që dolën shumë mirë si proces edhe merita duhet ti kaloj Edi Ramës. Nuk mund të ketë dy standarte!
E rëndësishme nuk janë se kush po fiton, porse për herë të parë morëm notë të shkelqyer për zgjedhje korrekte e perendimore.