Ku u njoh Sokol Feka me trafikantët e drogës dhe jeta plot hije e tij
Sokol Feka, majori i Forcave të Armatosura të Shqipërisë që u rrëzua në helikopterin e mbushur me drogë, në Spanjë, ku edhe humbi jetën, ishte rekrutuar në ushtri në vitin 1997, fillimisht si ushtar pranë Shkollës së Aviacionit. Ai ishte një prej pilotëve më të përgatitur të Bazës Ajrore të Farkës dhe së fundi ishte instruktor i pilotëve. Ishte trajtuar në vende të ndryshme, si Itali e në Britaninë e Madhe. Në vitin 2009 ishte graduar major. Së fundi ishte trajnuar edhe në Francë për të pilotuar helikopterët e rinj të tipit Cougar. Mund t’i pilotonte ato në kohë të ndryshme. 41 vjeç, i lindur në Kuçovë dhe banor i Tiranës. I martuar dy herë, baba i tre fëmijëve: dy me bashkëshorten e parë dhe një me të dytën. Ai menaxhonte edhe një kompani private pastrimi. Duket se nga ky biznes ai është lidhur edhe me trafikantët e drogës. Kompania që ai drejtonte pas orarit të punës merrej kryesisht me pastrimin e disa kazinove dhe lojërave të fatit në Tiranë. Aty major Feka dyshohet të ketë njohur edhe personat që e angazhuan në trafikun e drogës nga Maroku drejt Spanjës. Një hetim i plotë do të hidhte dritë mbi këtë version dhe do të zbulonte se kush e “pajtoi” majorin e FA që të pilotonte një helikopter me 1 ton kanabis. Por deri tani, nga prokuroria shqiptare nuk është hapur asnjë çështje hetimore për këtë rast. As nga autoritetet spanjolle nuk ka ardhur ndonjë kërkesë për nisje hetimesh.
Prej 12 janarit major Sokol Feka nuk shkonte në punë. Ai kishte marrë lejen e zakonshme deri më 31 janar. Nuk dihet se kur është nisur drejt Spanjës. Burime të policisë bëjnë me dije se në sistemin TIMS ai rezulton të jetë dalë jashtë vendit më 20 janar. Megjithatë, ai nuk kishte njoftuar për ndonjë udhëtim jashtë Shqipërisë, siç e kërkon ligji për ushtarakët. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithëshëm i Forcave të Armatosura e pohuan këtë zyrtarisht. Flitet se udhëtimet e tij jashtë kanë qenë të shpeshta kohët e fundit. Nga Ministria e Mbrojtjes nuk pati të dhëna të kësaj natyre në deklaratën për shtyp.
Jeta plot hije e aviatorit të vdekur
Deri pak ditë më parë ai ishte programuar për të qenë ndoshta një hero. Një pjestar i një ushtrie anëtare të NATO-s, me 18 vite karierë si aviator, i dekoruar disa herë, dhe i specializuar po aq, pranëushtrive të vendeve partnere. Por ironia e fatit dhe zgjedhjet që bëri, e bënë të vdiste si një trafikant.
Deri më 12 janar të këtij viti, 41 vjeçari Sokol Feka, ishte një ushtarak model, dekoruar për 5 herë me rradhë për shërbime të vyera. Në këtë datë jeta e tij do të ndryshonte radikalisht. Ashtu sikurse kanë pohuar pas vdekjes së tij edhe Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, edhe shefi i shtabit Bazo, ai ka kërkuar lejen në këtë datë, por pa thënë kurrsesi se ai po nisej për një udhëtim riskioz drejt Marokut. Mbretëria afrikanoveriore njihet prej kohësh si qendër e prodhimit të mariuhanës. Marokenët janë të famshëm veçanërisht për prodhimin e “çokollatës”, vajit të kristalizuar që shërben për lehtësi në transport pasi një sasi e madhe marijuane tkurret në një paketë të vogël rezine të kristalizuar ndërsa vlera e substancës qëndron e pandryshuar. Mbi 80 mijë familje marokene në zonën e thellë malore Rif e nxjerrin jetesën nga kultivimi i marijuanës. Përpjekjet e tyre e kanë bërë këtë vend furnitorin kryesor të Europës me këtë produkt.
Pikërisht drejt këtij vendi do të nisej inkonjito Sokol Feka. Ai e kish marrë lejen më datë 12 dhe mendohet të ketë marrë rrugën një javë më pas. Pyetjet që ngrihen janë disa:
A kishte të dhëna se ai udhëtonte shpesh jashtë, ashtu sikurse pohojnë disa nga të njohurit e tij?
A kanë pasur të dhëna të tilla shërbimet inteligjente të ushtrisë?
A është kontrolluar aktiviteti i tij si ushtarak, apo “vëzhguesit” e tij janë mjaftuar me dosjen e pastër të të dhënave të tij personale?
Sepse major Feka ka pasur një karierë pothuajse perfekte në aviacionin ushtarak shqiptar. Ashtu sikurse tregon per lapsi.al një burim nga Ministria e Mbrojtjes, në fillim të viteve ’90 ai ka qenë ushtar pranë Shkollës së Aviacionit dhe më pas ka filluar studimet për pilot.
"Konsiderohej si një nga pilotët më të mirë që kishin Forcat e Armatosura -thotw burimi-, pasi ishte trajnuar në disa vite në vende të ndryshme, si në Itali dhe në Britaninë e Madhe. Në vitin 2009 u gradua major dhe kohët e fundit kryente detyrën e instruktorit për piltotët e rij në repartin e Helikopterëve në Farkë.
Po pyetja që shtrohet është: përse ky ushtarak shembullor do duhej ti hynte rrugës së trafikut ndërkombëtar? A mos vallë për shkak të nevojave të tij familjare? Sokol Fekaj 41 vjeç, ishte babai i tre djemve, dy prejt të cilëve i kishte nga një martesë e parë e dështuar, dhe të tretin gjatë një bashkëjtetese të dytë. Ata që e njohin thonë se megjithëse kishte një biznes privat, një kompani pastrimi që mbulonte disa kompani lojrash fati, ai nuk ishte në një gjendje të mirë ekonomike dhe jetonte në periferi të Tiranës në një apartament me qera.
A ishte ambicia për më shumë para dhe në mënyrë të shpejtë ajo që e çoi të ndjerin Fekaj drejt rrugës së trafikut?
A është e lidhur kjo me arsye personale apo me detyrën e tij brenda ushtrisë shqiptare?
Enigmat për vdekjen e tij përkrah 800 kg-ve kanabis në helikopter (foto poshte), ende vazhdojnë? Prokuroria shqiptare ende nuk ka filluar hetimet për mënyrën sesi trupat e guardias spanjolle e rrëzuan pilotin shqiptar. Ky njeri, që ndoshta kishte një të ardhme si hero i ushtrisë shqiptare, pati gjithsesi një vdekje jo të zakonshme. Fati e desh që ndarja e tij nga jeta të lajmërohej live në parlament nga kryeministri shqiptar. Por jo për motivet që do të dëshironte një ushtarak