FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kujdes qeveritarë, jo hashash! Koronavirusi pret te dera njerëzit e hashashit!

Tymosja e hashashit, edhe me raste, mund të shtojë rrezikun që të vuani nga komplikacionet prej koronavirusit të ri. Virusi i ri është një sëmundje respiratore që mund të shkaktojë nga sëmundje e butë e deri te pneumoni dhe mosfunksionim organesh.

Zyrtarët dhe politikanët shqiptarë që pijnë, jo vetëm hashash, të ruhen se koronavirusi pret te dera! Ndërsa ata  politikanë që konsumojnë kokainë fare të pastër të ruhen me shumë se hashashi se i “bluan” korona po i zuri rrugës duke zbrit nga Dajti.

Mjekët thonë se kanabisi sjell inflamacion në mushkëri, çka ndikon aftësinë e trupit për të luftuar virusin, raporton Daily Mail.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ajo që ndodh në rrugët e frymëmarrjes kur tymos hashash është se shkaktohet një shkallë inflamacioni, shumë e ngjashme me bronkitin, shumë e ngjashme e ngjashme me atë që shkaktojnë cigaret,” tha mjeku i njohur, Albert Rizzo për CNN.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përveç kësaj, mjekët thonë se përdorimi i kanabisit e bën më të vështirë që të diagnostikohet koronavirusi. Kjo për shkak të se të dyja shkaktojnë kollë të thatë.

Tymosja e hashashit shkakton dëmtime në mushkëri. Ky është një problem në SHBA, ku numri i atyre që përdorin hashash është shtuar ndjeshëm. 43 milionë amerikanë thonë se kanë përdorur hashash.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?