Kur duan të bëjnë pjesë në krim edhe Presidentin
Pas votimit të Shqipërisë në OKB kundër SHBA prej ambasadores së Shqipërisë B. Kadare, e cila ishte urdheruar nga ministri i jashtëm Ditmir Bushati, dhe pas reagimit të shoqërisë civile dhe opozitës për këtë skandal politik dhe diplomatik, duke ndjerë termetin popullor ndaj këtij votimi e vendimi prej qeverisë, ka filluar skenari tjetër. Qeveria po mobilizon një dava e dunja mediash për të futur në “krim” edhe Presidentin e Republikës Ilir Meta, se gjoja, sipas tyre, e ka ditur vendimin, por ka heshtur.
Pra pasi e bënë krimin në drejtim të SHBA dhe pasi shkuan e darkuan në Stamboll (janë filmuar) para dy ditësh për vendimin pro Erdogan dhe kundër Presidentit Trump, kanë lëshuar tellallët për të thënë se nuk ishim vetëm si qeveri në këtë turp kombëtar ku votuam kundër SHBA, por edhe presidenti që ka heshtur.
Por tashmë gjithçka dihet se ishin interesa rajonale mafioze në lojë që e sponsorizuan këtë votim antiamerikan të qeverisë shqiptare. FBI dhe CIA janë në dijeni të çdo telefonate dhe sms në viber dhe whatsapp të ministrit Bushati ndaj ambasadores së Shqipërisë në OKB, për të votuar patjetër kundër presidentit Trump. Janë në dosjen amerikane dhe do zbardhen në momentin me të parë që pala amerikane do të vendosë t’i bëjë publike. Por burime shtetrore shqiptare bëjnë me dije se janë kapur sms e ministrit Bushati, ku një pjesë janë edhe në një ambasadë në Shqipëri.
Tani, pas e dhjenë miqësinë me SHBA duan të përlyejnë dhe përziejnë në erën e asaj që kanë bërë vetë kryeministri dhe ministri i jashtëm, edhe presidentin Meta. Publikimi i letrës se Metës drejtuar Trump se në këtë vendimmarrje nuk është pyetur Kryetari i Shtetit, pala qeveritare po synon të krijojë mjergull dhe dyshime se ka patur dijeni edhe presidenca.
Email apo disa paragrafe starndarde burokratike të nisura nga ministria e jashtme në drejtim të presidencës nga nëpunës të nivelit të fundit, të cilat po mundohen ti amplifikojnë si dëshmi e dijenisë së presidentit, vetëm sa e zhysin me shumë qeverinë në batakun ku ka rënë në raport me SHBA.
Një vendimmarrje e tillë politike, pasi ishte krejtësisht vendim politik antiTrump, duhej që ministri i jashtëm apo kryeministri të flisnin apo vinin në dijeni direkt Presidentin, i cili kurrë nuk besonte se mundej që qeveria të lajthiste e të dilte mendsh duke votuar kundër Presidentit Trump, kundër SHBA.
Kaq e poshtër dhe e paguar është propoganda qeveritare, e cila shpërndan leje ndërtimi, prona publike, liçensa, para, etj në këmbim të mbështetjes ndaj saj, sa për rastin e votës antiTrump don të bëjë patjetër pis Presidentin, i cili reagoi duke shpëtuar diçka nga turpi qeveritar ndaj Amerikës së madhe, ndërsa në rastin e dhënies së nënshtetsisë së Kryepeshkopit Janullatos nga Presidenti Meta don të zhvlërësoj pozitivitetin e vendimit, ndaj shpërndajnë sikur Presidenti firmosi një vendim të dy ministrave shqiptar e grek që gjoja kishin rënë dakort për dhënien e nënshtetsisë. Ndërkohë që Edi Rama ka 4 vite e kusur në pushtet dhe nuk e bëri një lëvizje të tillë publike e politike për të hedhur ura miqësie mes Shqipërisë e Greqisë.
Pra në rastin e turpit qeveritar kundër Trump duan të bëjnë sa më shumë shtetarë pis, ndërsa për tortën me Greqinë e duan tepsinë për vete.
Spiten Prulli