Kush e futi Servet Pëllumbin?

Servet Pëllumbi, një prej figurave kryesore të PS-së dhe ideolog i së majtës, deklaron se koalicioni PS-LSI nuk ka shumë të ardhme.

Në një intervistë për “Panorama”, Pëllumbi e sheh problemin tek qëndrimi i LSI. Ndërkohë që nuk përmend se partia kryesore e koalicionit është PS-ja dhe mënyrën e funksionimit të aleancës e ka përcaktuar Kryeministri Edi Rama.

Pëllumbi thotë se LSI po përgatitet të ikë. Por duke njohur afërsinë e tij me Kryeministrin Edi Rama dhe profilin e tij si një teoricien në PS, Pëllumbi lë të kuptohet se, në fakt, është Rama ai që po përgatitet të largojë LSI-në nga koalicioni.

“Koalicioni i mirëfilltë qeverisës PS – LSI u ndërtua jo mirë dhe herë pas here është lëkundur ndjeshëm, aq sa sot duket se LSI është në kërkim të një ‘modus vivendi’ për ta deklaruar të prishur koalicionin qeverisës me PS”- është shprehur ai në një intervistë për gazetën Panorama.

Pëllumbi thotë se LSI nuk ka interes nga prishja e koalicionit 1 vit përpara përfundimit të mandatit. “Kjo, realisht, nuk është në interesin imediat të LSI, por duket se presioni që po ushtrohet mbi lidershipin e saj është shumë më i madh nga ç’mund të mendohet…! “Ngushëlluese”, mbase, mbetet vetëm deklarata e liderit të saj se, ende s’kanë lindur burra, as vendas e as ndërkombëtarë që ta shantazhojnë atë”.

Vetë Pëllumbi ka rezerva dhe për mënyrën si po ecën qeverisja.  “Në të vërtetë ka rritje të pakënaqësive, veçanërisht tek shtresat më vulnerabël të shoqërisë sonë. Dhe këtu qeveria meriton të kritikohet, sidomos për mungesë ndershmërie e transparence, për një lloj euforie ministrash në raport me reformat, që jo gjithmonë kanë mbajtur parasysh prioritetet dhe amortizimin e plagëve të shkaktuara prej tyre”.

Dalja herë pas here e Servet Pëllumbit që dihet se ka interesa me kryeministrin Rama dhe inate të vjetra me Ilir Metën tregon se Edi Rama ka mobilizuar të gjithë skalionet e tij për t’ia bërë të padurueshme jetën politike në koalicion, LSI-së. Ndërkohë Ilir Meta nxjerr Petrit Vasilin për të kujtuar se LSI-ja i qëndron marrëveshjes deri në fund dhe se korrektesia e karakterizon këtë forcë politike të së majtës.

Në selinë rozë ka filluar shqetsimi për pushtetin dhe frika se mos pa LSI-në e humbasin karriken kryeministrore. Dalja kundër e Ben Blushit dhe Koço Kokëdhimës ua shkatërron fare endërrën dhe janë në dilemë. Një pjesë e këshilltarëve dhe ministrave i sugjerojnë kryeministrit se duhet t’i bëjnë presion Ilir Metës dhe LSI-së, porse harrojnë se provat kanë treguar se vetëm presionin nuk e ha Ilir Meta. Njeh Marrëveshjen dhe jo presionin Meta- të thonë në LSI.

Nga ana tjetër selia blu ka ndryshuar qëndrim me LSI-në. Eshtë bërë më e paqme dhe ofertuese për të patur një qeveri tjetër, natyrisht me LSI. Por Meta ka kërkuar bashkëpunim e partneritet sa me të gjerë për Reformat  dhe ka mohuar se mund të braktisë Koalicionin, sepse i mbetet besnik firmës dhe marrëveshjes se bashkëqeverisjes me PS.

Edi Rama e ka me shumë oreks krijimin e konfliktit me opozitëm, pasi në këtë mënyrë mbetet i pëlqyer nga e majta, porse harron se njërëzit duan jetesë me të mirë në raport me premtimet e bëra në qershor 2013. Kryeministri është mjeshtër i madh i krijimit të konfliktit me PD-në dhe shumë herë Basha bie në lojën e Ramës. Pakënaqësitë me premtimet e dhëna elektoratit të PS-së kryeministri i kalon me konfliktet me selinë blu. Po vjen fundi i qeverisjes. Viti i fundit ka hyrë dhe në selinë rozë përpilojnë disa variante. Edhe pa LSI. Por prapë nuk iu del hesapi se e marrin pushtetin pa Ilir Metën. Edhe në PD kështu mendojnë, si PS.

Por pyetja shtrohet: Kush e futi Servet Pellumbin për të bërë diversion mes Ramës dhe Metës? Rama për të testuar apo provokuar?

Një gjë mbetet e sigurtë se pa LSI-në, PS por as PD-ja nuk krijojnë dot qeverinë.

SHKARKO APP