Kush është “korrieri” mes Ramës dhe Bashës?

Lulzim Basha ka deklaruar publikisht, nën presionin e medias, se “nuk vazhdon marrëveshja e 17 Majit 2017” mes tij dhe kryeministrit Rama. Eshtë betuar se do ta rrëzojë këtë qeveri dhe se do të ndërtojnë një qeveri antimafie. Flet se Edi Rama i ka ditët e numëruara si kryeministër. Kritikon në parlament qeverinë dhe Ramën. Deri këtu duket sikur bën namin dhe kryeministri po dridhet nga frika.

E verteta! Asgjë nuk i ndodh Edi Ramës si kryeministër. Bilez ai po shijon teatrin absurd të PD dhe të vetë Bashës. Edhe sot në mesditë foli në Kuvend kryetari i PD-së. Ndërkohë, pas tij, në karriken e tij kryeministrore, Edi Rama qeshte dhe luante me sms në celular. Më pas doli kryeministri Rama dhe u tall me të dhe PD. U turr disi me vrap Basha drejt foltores ku fliste kryeministri, por aty mbaroi roli. Dikur Berisha, kur ngrihej në sallën e parlamentit dhe turrej drejt foltores, bëhej nami në parlament.

Ndërsa Ramës as që ia ndjen për të, sepse marrëveshja vazhdon. Tani vazhdon si duel dhe sharje, por jo deri në rrëzim qeverie, siç ka premtuar publikisht, edhe gjatë protestës së 27 janarit.

A takohen Edi Rama dhe Lulzim Basha? Mundet, por sms-të punojnë  si “korrier” që bën rolin e negociatorit.

Eshtë edhe një miliarder shqiptar që kurdis sahatin e punëve mes Bashës dhe Ramës, ku njeri bën sikur sulmon e ngre zërin, kurse tjetri e shikon gjithë buzagaz dhe thotë me vete “Çfarë artisti!”.

Dhe vertetë, të dy janë “artistë”, derisa tallen me njerëzit. Njeri bën sikur qeveris dhe tjetri bën sikur e rrëzon!

SHKARKO APP