Kush i fryn një zjarri Rama-Meta?

 

Ka disa ditë që janë ngritur analistë, politikanë, botues dhe skalione biznesi ku po i fryjnë një sherri të dytë Rama-Meta. Në të vertetë ka një ftohje pas zgjedhjeve të 21 qershorit ku LSI u pre në besë hapur e pa mëshirë nga segmente të PS. Ka edhe një fakt  ku LSI tregoi se ka rritje në vota, bile paksa të pabesueshme, porse votat janë aty brenda, në kuti, e janë tashmë zyrtare. Ka edhe një fakt që Pogradecin e Mallakastrën ia humbi vetëm PS, pra votuan kundër Ilir Metës dhe proBashës, socialistët e Edi Ramës. Ka edhe një fakt se Viktor Tusha i LSI, që kandidoi për kryebashkiak, thotë se PS-ja, ministrja Mimi Kodheli  dhe një zv/ministër lezhjan punuan kundër Ilir Metës në Lezhë . Ka edhe një fakt të pamohueshëm se raportet Rama- Meta nuk janë aspak si para zgjedhjeve të 21 qershorit. Ka edhe një fakt se PS nuk e duron kurrsesi LSI-në oborrin e saj si të majtë, jo vetëm se i merr vota, por dhe pushtet të përkthyer më vonë në vota. Ka edhe një fakt se Berisha si një politikan i vjetër, ndonëse e do kokën e Ramës në litar, lëshon diversione, që deri diku janë të besueshme, duke kërkuar nëpërmjet “diversantëve”  qeverisje të përbashkët PS-PD. Siç ka edhe sinjale dhe lojëra për një aleancë të dytë PD-LSI, por kjo për të bërë presion mbi Ramën. Megjithatë në politikë gjithçka përdoret dhe nuk ka më “Never say never” (“kurrë mos thuaj kurrë”) .

Të gjitha këto kanë krijuar një situatë jo miqësore mes PS e LSI. Aq më shumë se LSI kërkon me tepër pushtet në qeverisjen vendore, sepse ka marrë shumë vota, sa nuk e besonte edhe vetë Ilir Meta. Nëse ndodh, që nuk mund të ndodhë, një bashkëqeverisje PS-PD, pra që selia blu mbështet Ramën për një reformë të thellë, por pa futur ministra në kabinet, atëhere del se LSI kalon në opozitë. A e dëmton apo LSI-në kjo gjë, nëse ndodh, mbetet një ekuacion me shumë variabla. A dëmtohet PS nëse pranon paqe me PD, edhe kjo ha diskutime, por gjithsesi mund ta dëmtojë se shumë socialistë do të jenë të indinjuar nga vrasësit e tyre historikë. A është kjo lojë e sajuar mjeshtërisht nga Meta për të dëmtuar Edi Ramën, mëqënëse janë në periudha akulli mes kësaj kohe me supërtemperatura, edhe kjo mbetet në lojë. Sikurse mund të jetë e vertetë se dashuria e dytë mes Ramës dhe Metës ka mbyllur sezonin e saj dhe priten “fortuna”, si këto në mes të stinës së verës, si në Tetovë të Maqedonisë dje në darkë. 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?