Kush nga media po i merr lekët e këtyre projekteve të huaja?

Hapja e bunkerit Anti-Bërthamor në Linzë (Bunk’Art) me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit, përveç kurriozitetit publik dhe promovimit të shumtë që iu bë në media, u rrethua edhe me dyshime të shumta për shkak se 170 milionë lekë të vjetra iu dhanë pa tender një firme fantazmë, “Qendra për Zhvillime Sociale dhe Ligjore”. Veç kësaj, në këtë projekt përfitoi pa tender edhe kompania “Spazio Eventi”, e lidhur me investitorin me nje njeri te medias.Burimet thone, por nuk japin dokumenta se ka nje pazar te madhe Qeveri-Media e ketij personi.

Ndërkohë që dje kryeministri Edi Rama mori pjesë në një ceremoni në oborrin e asaj që u quajt “Shtëpia e Gjetheve”, një godinë e përdorur për përgjime nga Sigurimi i Shtetit në vitet e diktaturës. Kjo godinë do të përshtatet si një muze. Por ndërkohë nuk ka akoma një transparencë për kompaninë e cila ka përfituar para nga buxheti i shtetit për shndërrimin e këtij objekti në një “Muze të Përgjimeve” dhe çfarë është më e kryesorja nëse këto para i ka marrë përmes një gare konkurruese apo përmes tenderimit direkt.

Deri më tani dihet vetëm që Bashkim Shehu, djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu, është një prej organizatorëve të këtij projekti. A do të bëhet transparenca për fondet publike që u shpenzuan në këtë muze, apo do të përsëritet e njëjta histori si në rastin e Bunk’Art?!

Ndaj eshte ne te mire te publikut, por edhe te qeverise qe te futet ne thesin e kesaj media, qe te jete transparente se kush eshte pas ketyre miliona lekeve financime. Por edhe durimi ka nje kufi!

SHKARKO APP