Kush po e shuan komisionin hetimor parlamentar për Tahirin?
Mjeshtërisht grupe pro Sajmir Tahirit në PS dhe sidomos në kryesinë e Kuvendit e kanë spostuar, me finesë, hetimin nga komisioni parlamentar për ish-ministrin Sajmir Tahiri.
PS-ja sajon skandale apo sherre të tjera duke e spostuar punën e këtij komisioni hetimor parlamentar, bile duket sikur është me pushime, derisa të harrohet fare nga publiku.
Edhe pse në kushte jo normale pune, komisionet e përhershme parlamentare janë mbledhur, por që kur opozita përqendroi betejën e saj tek sulmi ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmri Xhafaj, u duk se harroi hetimin e saj parlamentar për kultivimin dhe trafikimin e drogës kur ishte Saimir Tahiri ministër i Brendshëm shkruan edhe tch.
Kjo hidhet poshtë nga Edi Paloka, kryetari demokrat i komisionit, i cili akuzon për bllokim policinë, Ministrinë e Brendshme dhe Kryeministrinë.
“Drejtoria e Policisë kërkoi dy javë më tepër nga afati që ne i kishim përcaktuar. Kanë kaluar dy muaj tashmë. Ministria e Brendshme vendosi një afat absurd prej 3 muajsh për të sjellë informacionet. Sot ka kaluar edhe ky afat absurd dhe nuk ka asnjë informacion. Ndërkohë që Shërbimi Informativ i ka sjellë informacionet”, u shpreh Paloka.
Duke e quajtur justifikim, nënkryetarja socialiste e komisionit, Ermonela Felaj tha se puna mund të vijojë me informacionet që kanë ardhur: “Përgjigje ka sjellë Qendra Kombëtare e Biznesit dhe Gjykata e Tiranës. Kjo e ndihmon komisionin për të vijuar punën”. Por nuk është realisht se ka vonesa të justifikuara, pasi vetë mazhoranca i ka nën kontroll institucionet të cilat duhet të sjellin informacionet zyrtare që i duhen komisionit hetimor parlamentar. Dikush i urdhëron për ti vonuar përgjigjet, duke e kaluar afatin ligjor te hetimit.
Paloka ka dhe një pohim që e quan të sinqertë: “Nga Tahiri kemi kaluar te Xhafaj, nga Xhafaj te ISIS-i, te deti që i jepet grekut, te nafta që i jepet rusit… Çdo moment Rama nxjerr një skandal të ri dhe kjo e shpërqendron vëmendjen e politikës. Por, nuk është kjo arsyeja që komisioni ka ngelur në këtë fazë”.
Edhe opozita nuk po dëgjohet të merret me hetimin e nisur. Pse?