Kush po e përgjon prej disa muajsh, Ben Blushin?

Ben Blushi ka pak muaj që ka filluar në Top Channel, drejtor i përgjithshëm. Njeri që njeh median shkëlqyer dhe politikën, të cilën u mundua ta modernizojë si praktikë në shërbim të qytetarëve, por që u largua prej pisllëkut të saj si politikë mafioze. Ben Blushi në pak muaj bëri ndryshime në Top Channel. Ndryshoi pikë së pari lajmet, të cilat tashmë janë numri një në tregun mediatik dhe si çdo njeri që ka një detyrë profesionale, po shikon gjithçka në “kështjellën” e TOP-it. Natyrisht për ta bërë sa më afër halleve të njerëzve e jo si në disa TV të tjera, ku lajmet fillojnë me kryeministrin dhe mbarojnë prapë me Edi Ramën.

Natyrisht konkurrenca ka rregullat e saj, ndonëse në Shqipëri nuk zbatohet konkurrenca e ndershme. Edhe në media e njëjta metodë si kudo në ekonomi, politikë e shoqëri; kush është me pranë qeverisë apo e lidhur me të bën para, prona dhe nuk e prek asnjë ligj.

Ben Blushi nuk është president, kryeministër, apo politikan që të jetë tashmë në survejimin e medias, apo shërbimeve inteligjente. Ai është një prej nesh, një qytetar. Jeton jetën e tij, ndonëse parlamentit i mungon shumë një emër i tillë. Por në pak ditë ai fotografohet dhe përndiqet fshehurazi në punët e tij, apo në jetën e tij private. E kapen “mat” me Agron Llakaj dhe u bë lajm. Tani i nxorën fotot e takimit me një gjyqtar. Dhe turren, edhe ish-kryeministri Berisha, ta nxjerrin se sikur ka bërë “krim” Ben Blushi. Eshtë fotografuar në barin e një hoteli në Tiranë, hotel me pesë yje dhe nuk ka se si fotoja, apo video e hotelit të dalë publik. Kjo mbetet dhe një shkelje e privatësisë. Në një vend normal demokratik hoteli detyrohet të paguajë shuma të mëdha për rastin në fjalë.

Nuk është se ka kryer vrasje, apo vjedhje Ben Blushi në hotelin nga ku ka dalë fotografia sot në media, që hoteli apo ndërtesa përballë, të turreshin për ta nxjerrë në publik.

Ai thjesht ka pirë kafe me një mik, i cili ka qëlluar të jetë edhe gjyqtar në gjykatën e lartë.

Po kështu para disa javësh Ben Blushi është survejuar dhe ndjekur në Londër, ku është takuar dhe ka biseduar me gazetaren e njohur, Sonila Meço. Edhe në Angli pas Blushit!

Kush po e ndjek dhe e përgjon Ben Blushin? Konkurrentët, mafia për kronikat e forta që po bën Top Channel në lajme, apo politika?

Në foto: Ben Blushi fotografuar në Londer.

Në foto: Ben Blushi fotografuar në një hotel me pesë yje në Tiranë.

Në foto: Ben Blushi fotografuar në Tiranë me Agron Llakaj.

(marrë nga www.folshqip.al)

http://folshqip.al/kush-po-pergjon-ben-blushin/

SHKARKO APP