Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:00 Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar këtë të mërkurë me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimin për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Parlamenti, zyrë biznesi për oligarkët. SPAK të hetojë!

Editorial
E mërkurë, 17 Qershor 2020 22:31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Miratimi nga Kuvendi për herë të dytë i tre ligjeve të kthyera nga Presidenti Ilir Meta është një nga skandalet më të mëdha të organit më të lartë ligjvënës. Komisionet parlamentare kanë rrëzuar dekretet e Presidentit dhe kanë kaluar sërish në seancë, pa asnjë ndryshim, ligjin për koncesionin e ndërtimit të portit privat në Porto Romano, ligjin për heqjen e TVSH-së së jahteve dhe ligjin për dhënin me koncesion të shërbimit të pagesave. Mbledhja e komisioneve është bërë në mënyrë të fshehtë dhe pa njoftuar presidencën për të dërguar përfaqësuesit e saj. Gjithashtu, dekretet kundër këtyre ligjeve janë rrëzuar në mbledhje pa praninë e mediave dhe pa asnjë transparencë.

Me rivotimin e këtyre tre ligjeve nuk kemi vetëm shkelje proceduriale. Ky parlament vepron prej kohësh në ilegalitet dhe ti kërkosh të jetë i hapur për publikun është një mision i pamundur. Problemi më i madh me këto ligje është se asnjë prej rekomandimeve dhe problemeve për shkeljet kushtetuese që ngrinte Presidenti nuk është marrë parasysh. Koncesioni i Porto Romanos ngre një port privat në Shqipëri duke rrezikuar të nxjerrë jashtë funksionit portet shtetërore dhe duke dëmtuar gjithë industrinë detare. Koncesioni i ligjit të pagesave krijon kompani të reja që do të transferojnë para duke rritur mundësinë e kthimit në një skemë për pastrim të parave të fituara nga veprimet kriminale. Ligji i TVSH heq tatimet për produktet e luksit si jahte dhe skafe. Të treja këto nisma nuk kanë pasur një problem ligjor, por dhjetëra shkelje të Kushtetutës, shkelje të ligjeve të vendit dhe kundërshtim me konventat ndërkombëtare që ka nënshkruar Shqipëria.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ajo që i bashkon këto ligje është fakti se lidhen me 4-5 emra biznesmenësh të njohur në vend. Jahte nuk mund të blejnë gjithë biznesmenët në vend, por vetëm një grusht i vogël. Porti i ri në Durrës është një projekt privat me investitorë të deklaruar. Po ashtu në sektorin e pagesave ka vetëm pak njerëz që operojnë dhe njohin gjithë skutat e tij. Të treja ligjet janë favorizuese ndaj biznesmenëve të veçantë dhe në këtë rast kemi të bëjmë me një akt të pastër të vënies së Qeverisë dhe Parlamentit në shërbim të oligarkëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por para se të tu kërkojmë llogari të ashtuquajturave oligarkë, përgjegjësia morale dhe penale bie mbi qeverinë dhe deputetët. Biznesmenët do shfrytëzojnë gjithmonë njohjet me politikën për investime, por problemi është se Qeveria dhe Parlamenti janë ata që duhet të garantojnë zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e qytetarëve. Deputetët nuk janë në Kuvend për të ngritur vetëm dorën për miratimin e akteve ligjore, por duhet të shohin dhe interesat që fshihen pas tyre. Ligjet në fjalë janë jo vetëm antikushtetuese, por cenojnë direkt parimet e barazisë dhe vjedhin taksat e qytetarëve. Në mënyrë të qartë kemi të bëjmë me qoka dhe ndere që qeveria u jep klientëve të saj, me një kosto të rëndë për ekonominë e vendit dhe interesat e shqiptarëve. Skandali i tre ligjeve nuk është thjesht një vjedhje më shumë nga buxheti i shtetit. Këto ligje të denoncuara nga Presidentit janë dëshmia e kthimit të Parlamentit në një zyrë biznesi për oligarkët. Ajo që ka ndodhur shpjegohet shumë thjeshtë. Qeveria dhe kryeministri kanë vendosur të favorizojnë apo ndajnë paratë me një grup biznesmenësh. Këtë gjë nuk e kanë bërë në mënyrë të fshehtë, por e kanë sanksionuar vjedhjen dhe korrupsionin me ligj.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë edhe Sajmir Tahiri

Erion Veliajn e çuan në Fier, por po e rikthejnë në politikë! Në skenë pritet të dalë e...

30 Tetor 2026, 10:27
Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!

Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!

26 Tetor 2026, 08:39

Deputetët e kanë kaluar këtë vjedhje në Kuvend pa asnjë kundërshtim, madje duke sulmuar edhe Presidentin që u nxori në shesh pazaret. Me këto akte, Rilindja e ka kthyer qeverinë dhe Parlamentin në një zyrë biznesi në shërbim të oligarkëve. Shqipëria ka njohur forma të ndryshme korrupsioni, por korrupsion parlamentar të bërë kaq haptazi në shërbim të oligarkëve nuk ka pasur kurrë më parë. Meqë deputetët dhe qeveria nuk e pranojnë korrupsionin dhe kthimin e tyre në agjenci përmbaruese të oligarkëve, duhet që institucionet e reja të drejtësisë të ndërhyjnë për të hetuar dhe ndëshkuar. Jemi para një krimi të pashembullt që i ka kthyer institucionet në sekserë të rëndomtë të oligarkëve dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

SPAK-u ka plot punë në parlament, përveçse në kryeministri!

Etiketat e lidhura

biznesihetimoligarkëtParlamentispakZyre
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta
Para 8 minutash

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!
Para 18 minutash

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin
Para 19 minutash

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi
Para 21 minutash

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.