Lapsaxhinjtë, Teatri Kombëtar dhe hidrocentralet mbi Valbonë

Këto ditë po zien debati për Godinën e Teatrit Kombëtar dhe hidrocentralet që po ndërtohen mbi Valbonë.

Nëse HEC-et ndërtohen atëhere Valbona do të shterojë dhe turizmi do të marrë fund. Qindra e qindra turistë, sidomos të huaj, shkojnë atje për bukuritë e jo për shtyllat e betonin e hidrocentralëve. Valbona nuk është lumë i thellë, i përshtatshëm për hidrocentrale. Njerëzit shkojnë në Valbonë për lumin. Lumi do të thahet sepse HEC pas HEC-i do të ketë ndikim mbi bukuritë e Valbonës.

Ka tre problematika në ndërtimin e HEC-eve: Problemi me ambientin, problemi me ekonominë dhe problemi i keqqeverisjes. Pasi lejet për këto HEC-e nuk janë të rregullta. Kjo gjë ka nevojë për konsultim publik, gjë që nuk është bërë. 14 HEC-e të bashkuara janë një projekt gjigand, nuk do të shikohet lumi dhe do ndërtohen shtylla të mëdha për energjinë, do të kthehet në një vend industrial.

Pra bukuria e natyrës, e krijuar nga Zoti, do zhduket nga pak e përditë prej manisë për lekë të disa njerëzve që shfrytëzojnë qeveritë dhe media të caktuara, të cilat marrin ryshfete në dorë për të mos shkruar apo folur. Ndonëse nuk kanë takatin e mediave të mëdha tradicionale, prapë se prapë e hedhin helmin për të tjerët, ndërkohë që vetë marrin nga tasi që u tepron bosëve të atyre që ndërtojnë.

E dyta çështje kombëtare është shembja ose jo e Godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë. Edhe këtu politika është e ndarë. Edhe media, po se po. Në të vertetë godina është e rrënuar e duhet rrëzuar një orë e me parë, por jo siç do Edi Rama dhe Erion Veliaj. Asnjë metër tokë e Teatrit Kombëtar nuk duhet prekur, pra që ti shkojë privatit.

E këtu lapsaxhinjtë kanë të drejtë. Por për Hidrocentralet mbi Valbonë heshtin. Asnjë fjalë nuk e hedhin në portale e tyre.

SHKARKO APP