Lesi: Do jem me PS-në!

Nga Nikoll LESI.

Edhe pak dhe do hyjmë në fushatën më të egër parlamentare në këto 30 vite. Ndeshje mes dy Botëve: botës që synon rregulla loje demokratike dhe Botës së Rilindjes dhe Mafies.

Edi Rama po bën ç’është e mundur të marrë zgjedhjet në tavolinë me anë të ndryshimeve kushtetuese, por do jetë e kotë pasi zemërimi popullor nuk do të mund të ndalet nga asnjë botë krimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë në FRONT për një Shqipëri me të mirë dhe pa oligarkë e krim që përlajnë buxhetin e shtetit kaq hapur e kaq harbutçe.

Swiss Digital Mobile Reklama

PS-ja fatkeqsisht ekziston si sigël, si vulë, por nuk është më ajo që njihja ndër vitet 1992-1997 dhe as disa vite më vonë. Rilindja e ka kapluar dhe e ka shndërruar siglen PS në shtojcë të saj, duke përdorur socialistët e thjeshtë si kosh votash për oligarkët.

Ndaj sot shtrohet kërkesë emergjente për një përmbysje të madhe, epokale. Natyrisht nuk vdes për opozitën e sotme, ndonëse KOHA JONE njihet historikisht si oponencë e çdo pushteti, por opozita e sotme mbetet e vetmja shpresë për momentin.

Pas zgjedhjeve parlamentare, nuk do jem më me opozitën e sotme që do kthehet në pushtet.

Do jem me opozitën e ardhshme, PS-në! Por pasi PS-ja të largojë sektin rilindas.

Dhe mediat që sot janë me Edi Ramën, do ta braktisin atë dhe PS-në, pas humbjes. Zakon i vjetër i tyre: Janë përherë me fituesin, pra me atë që ka pushtetin.

Pra pas një viti do jem me opozitën-PS!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?