Lezha për PD-në dhe Mirdita për PS-në
Bashkia e Lezhës e cila me ndarjen e re territoriale është një supërbashki, pasi përmbledh komunat Zejmen, Shenkoll, Shengjin, Manati, Balldre, Dajç, Kashnjet, Blinisht, Kallmet si dhe bashkinë aktuale të qytetit të Lezhës, ka dy kandidatë potencialë që rivalizojnë. Nga ana e mazhorancës kandidon kryetari aktual i Bashkisë Viktor Tusha, i cili mban siglën e LSI, ndërsa nga ana e opozitës kandidon Fran Frrokaj kryetari aktual i komunës së Shenkollit. Të dy janë potenciale politike zonale, porse nga sondazhet pas shpalljes zyrtare të emrave të tyre si kandidat për bashkinë e madhe të Lezhës duket në avantazh të madh kandidati i opozitës Fran Frrokaj me 57.5 përqind të votave kundrejt 42.5 përqind të Viktor Tushës së LSI. Ndërsa në Bashkinë e Mirditës kandidon për PS-në prefekti aktual i qarkut të Lezhës Ndrec Dedaj dhe për opozitën Gjergj Prenga. Sondazhi momental nxjerr fitues kandidatin e mazhorancës Ndrec Dedaj me 59.5 përqind të votave dhe kandidatin e opozitës me 41.5 përqind të votave.
Natyrisht këto janë sondazhe momentale të kryera nga shoqata rinore “Test zgjedhor” e që më kalimin e ditëve ndryshojnë në varësi të programit e bindjes që krijon para elektoratit sejcili kandidat në bashkinë e Lezhës dhe bashkinë e Mirditës.
Sipas sondazhit për Bashkinë e Lezhës avantazhi që ka Viktor Tusha është se ka Ilir Metën e deputeten e zonës, tw mirwnjohurwn Monika Kryemadhi pas vetes si dhe një pjesë të PS-së rajonale. Të metat pwr Viktor Tushwn, thuhet në sondazh, vijnë nga keqadministrimi i bashkisë në mandatin e dytë të tij, ndonëse për mandatin e parë përgjigjet ishin pozitive; një pjesë jo e vogël e strukturave të PS-së në krejt rrethin e Lezhës janë të mpira e jo entuziaste për rikandidimin dhe marrjen e këtij posti nga ana e LSI, sepse sipas tyre shumë pak socialistë janë punësuar gjatë këtij mandati, pasi gjithë drejtoritë e postet kyçe i kanë marrë njërëzit e LSI. Pra baza e PS-së nuk e ka mirëpritur dhe shprehen se do të ishte më mirë sikur Edi Rama të kishte kandiduar një nga rradhët e PS-së. Ndërsa avantazhet për kandidatin e opozitës janë se ka bërë shumë investime në komunën e tij si dhe shquhet për korrektesi në marrëdhëniet me njërëzit. Përveç kësaj komunat që janë bashkuar në bashkinë e re janë të gjitha zona të djathta. Minus për kandidatin e opozitës mbetet se ka shtetin kundër, sepse gjithë drejtoritë kryesore i ka LSI dhe mundet të ketë sherrnajë ditën e zgjedhjeve.
Në Mirditë avantazh për kandidatin e mazhorancës mbetet se kandidati i PS-së ka një rreth të madh miqësor dhe ka qenë korrekt në detyrën e prefektit të qarkut. Plus ka edhe se mbetet mik i kryeministrit Rama, miqësi që jep garanci për fonde shtesë për Mirditën.
Në ditët e tjera në vazhdim do të jepen sondazhet e para për bashkitë e tjera të Shqipërisë.