Ligji miratohet, opozita kundër. Ministri Majko largohet
-Qeveria vendosi me 75 vota pro që ta shembë Godinën historike të Teatrit Kombëtar. Opozita bën thirrje që ta mbrojnë me trupat e tyre përballë fadromave dhe policisë. Pritet përplasje e madhe mes artistëve dhe policisë.
Partia Socialiste miratoi dje me 75 vota pro ligjin e shumë debatuar për Teatrin Kombëtar. Në këtë mënyrë, qeveria i hap rrugën projektit për shkatërrimin e godinës së Teatrit dhe ndërtimin e 6 kullave biznesi nga një kompani private. Votimi i bërë dje në mbrëmje erdhi pas një seancë me sherre dhe debate maratonë mes opozitës dhe mazhorancës që zgjati më shumë se 12 orë. Ndërkohë jashtë sallës së seancave, mijëra qytetarë dolën në mbështetje të artistëve që kanë disa muaj që protestojnë kundër shkatërrimit të godinës.
Seanca e mbajtur në Kuvend ishte ndër më të tensionuarat. Opozita kundërshtoi me argumente dhe fakte ligjin që më shumë se një investim i ri për artin, është vetëm një projekt që ka synim biznesin e kullave të ndërtimit. Kreu i PD-së Lulzim Basha e cilësoi nismën e qeverisë si një vjedhje të hapur të pronës publike. Basha shkoi edhe më tej duke akuzuar qeverinë “Rama” për pastrim parash me biznesmenët afër mazhorancës. Në projektin e ndërtimeve të reja në tokën ku ndodhet sot teatri flitet për 200 milionë euro fitim, ku sipas Bashës, edhe Edi Rama ka pjesën e tij. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cilësoi qëndrimin e qeverisë si një provokim ndaj qytetarëve dhe artistëve të vendit. Kryemadhi deklaroi se opozita në Kuvend nuk i ka numrat për të rrëzuar ligjin, por paralajmëroi se për të për të rrëzuar qeverinë mjaftojnë edhe 100 vetë, sikurse ndodhi në Kukës. Pavarësisht akuzave dhe argumenteve që solli opozita, nga ana e PS nuk pati asnjë tërheqje nga nisma. Kryeministri nuk foli në seancën e djeshme, po ua la detyrë deputetëve që të flisnin për arkitekturën dhe vlerat artistike të kullave si dhe një teatri të ri që do të ngrihet mes tyre. Me argumentin se qeveria nuk ka para për të riparuar Teatrin ekzistues, por do të shembet për ta ndërtuar një biznes privat, PS hodhi në votim ligjin. Opozita refuzoi të merrte pjesë në votim dhe gjithë deputetët e partive opozitare bllokuan foltoren e Kuvendit. Në këtë moment nuk munguan dhe incidentet. Deputetët e opozitës qëlluan me letra dhe sende të tjera kryeministrin Edi Rama dhe anëtarët e kabinetit të qeverisë. Pavarësisht tensioneve, kjo nuk e pengoi PS-në të mblidhte votat e nevojshme për kalimin e ligjit.
Mazhoranca, ashtu siç kishte premtuar, nuk solli surpriza në qëndrimin e saj për të mos hequr dorë nga ndërtimi i kullave. I vetmi lajm që prodhoi grupimi i qeverisë ishte sherri mes Kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Pandeli Majko. Ish-kryeministri që 20 vjet më parë e frenoi Edi Ramën kur ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës që të prishte Teatrin dje duket se ka qenë i vetmi deputet i PS-së që i qëndroi stoik qëndrimit të tij. Deputetët e pranishëm në seancë thanë se mes Edi Ramës dhe Pandeli Majkos ka pasur një debat të fortë para hedhjes në votim të ligjit. Duket se Majko ka tentuar të shpëtoj edhe një herë imazhin e PS si partia që shembi Teatrin Kombëtar. Por ky qëndrim i ministrit të Diasporës nuk është pritur mirë nga Edi Rama. Për të shmangur votën kundër, Rama e ka “urdhëruar” Majkon që të ikte në shtëpi nëse nuk do të votonte pro. Ky ishte i vetmi zhvillim brenda PS për ligjin ditën e djeshme. Pjesa tjetër e deputetëve iu bindën në mënyrë të verbër urdhrit për të votuar pro ligjit duke firmosur shkatërrimin e një nga objekteve më të rëndësishme kulturore të vendit.
Ndërkohë jashtë sallës së Kuvendit, mes artistëve dhe qytetarëve që protestonin, votimi i mazhorancës pro shembjes së teatrit u përjetua si dramë. Mes thirrjeve kundër qeverisë dhe lotëve, protestuesit tentuan të bllokonin daljen e deputetëve nga salla e Kuvendit. Por Garda e Republikës dhe forcat speciale të Policisë së Shtetit kishin marrë masat që në orët e paradites për të mos lejuar me forcë që qytetarët të hynin në perimetrin e sigurisë.
Ndërkohë pas votimit kanë reaguar ashpër në facebook Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi duke bërë thirrje që ta mbrojnë me trupat e deputetëve opozitarë dhe popullit mos prishjen e Teatrit.
Tashmë do ketë përballje fizike para Godinës së Teatrit Kombëtar.
Qamil Xhani
Ligji miratohet, opozita
Kundër. Majko largohet
Qeveria vendosi me 75 vota pro që ta shembë Godinën historike të Teatrit Kombëtar. Opozita bën thirrje që ta mbrojnë me trupat e tyre përballë fadromave dhe policisë. Pritet përplasje e madhe mes artistëve dhe policisë

- Xhani