Llumi i poshtërsisë ndaj presidentit Ilir Meta

Ilir Meta është vënë në shenjëstren e krejt llumit të politikës dhe medias. Natyrisht sponsorizuar nga një pjesë oligarkësh dhe kryesisht financuar nga krimi organizuar ky sulm nuk njeh kufinjë moralë dhe as politikë. Sulmohet dhe kërkohet shkarkim vetëm se mbrojti Kushtetutën dhe liritë e të drejtat themelore të shtetsave shqiptarë për të votuar e zgjedhur të lirë, se eleminoi një përplasje fizike e civile me 30 qershor, ku sipas Lulzim Bashës do të bëhej nami atë ditë të dekretuar zgjedhjesh, sepse kryeministri Rama po shkonte, siç shkoi, në zgjedhje moniste.

Ilir Meta sulmohet nga pjesa më vulg dhe më kriminale e medias, e cila jo vetëm që nuk ka asnjë pikë profesionaliteti, porse është e zhytur në pazare e pisllëqe me pushtetin, bile edhe me segmente te krimit që financojnë nën dorë këtë stuhi ndaj presidentit.

Ilir Meta mund të ketë plot gabime në jetën e tij politike, mund të kritikohet për shumë gjëra, por në raport me patriotizmin, atdhetarizmin dhe me dekretin e shfuqizimit të datës 30 qershor, nuk mund t’i thuash asnjë kritikë. Llumi që po del si llavë vullkani nga shumica e mediave, të cilat kanë konflikte të hapura interesi sepse janë në procese lejesh ndërtimi apo që financohen për të qenë kamikazë ndaj së vertetës, pra e gjithë kjo poshtërsi vjen nga mazhoranca me një kryeideator: Edi Ramën.

Presidenti shkarkohet vetëm kur ka kryer një krim të rëndë kushtetues, ndërsa dekreti për shtyrjen e zgjedhjeve është një akt thjesht presidencial, i cili mund të gjykohet politikisht, por jo me nisma ligjore pushtetare, të cilat kanë synim marrjen e së vetmes kështjellë që ka mbetur pa u pushtuar prej Rilindjes, që mbetet presidenca.

Ndër këto 28 vite pluralizëm kemi parë beteja epokale, përplasje civile, rënie presidentësh dhe kryeministrash, por si kjo betejë e fundit ku Ilir Meta po ndeshet me gjithë “bajlozët” e krimit dhe oligarkisë, nuk kemi parë.

E themi këtë se kjo betejë do ketë një fund të rrezikshëm për ata që e thurën dhe që po intrigojnë ndaj së vertetës së drejtë, ku votime si në komunizëm nuk mund të ketë e nuk do të ketë, pasi pavarësisht se për momentin e gjithë lukunia e pisave dhe krimit është hedhur në sulm, do të ndodhë si dikur kur turqit sulmonin kalanë e Krujës apo të Shkodrës, por te portat e hekurit u dogjën me zift.

”Zifti” është gati, edhe këtë vjeshtë, për ata që janë pjesë e llumit të politikës, mediave dhe shoqërisë!

S.P.

SHKARKO APP