LSI dyfishon votat në Tiranë, Durrës, Fier,…
Nga numërimi i votave për partitë në keshillat bashkiak po vërehen dy fenomene, të cilat kanë nevojë për koment e diskutim. E para se si ka mundësi që tre partitë kryesore;PS,PD dhe LSI zotërojnë diku tek 60 përqind e votave, kurse pjesën tjetër e ndajnë 40 parti të vogla? E në këtë 60 përqindsh të “luanëve” të politikës ajo çka bie në sy është se LSI është rritur ndjeshëm,duke dyfishuar votat në shumë bashki, porse ajo që të bën të ndalosh mbetet se pikërisht në bashkitë më të mëdha si në Durrës, Tiranë e Fier kjo forcë politike po shton votat deri në dyfish, duke bërë që të ofrohet “ shpinë për shpinë” me PD e Lulzim Bashës. Por fakti që LSI humbi kryetarët e bashkive Lezhë, Pogradec, Vorë dhe Mallakastër, e ndërkohë nga numërimi i votave për partitë del se PS+LSI kanë me shumë vota se votat që kanë marrë kandidatët e LSI ! Ajo çka thuhet në publik e në media se PS e tradhtoi LSI në zgjedhjen e kryetarëve po del e vertetë nga numërimi për keshillat bashkiak, pasi janë vota partie. E ato janë të shkruara në fletë votimi dhe nuk mund të ndryshohen.Pra në një qendër votimi votat nga PS+LSI për kanditatin e LSI janë me pak se votat e kandidatit të PD-së, ndërsa votat në kutinë për partitë në po të njëjtën qendër votimi janë më shumë se sa PD. Dmth votuesi i PS ka votuar tek fleta e votimit për kandidatin e PD-së dhe në fletën e votimit për partitë ka votuar PS.
E në këtë klimë duket se goditja e LSI tek kandidatët po konvertohet frikshëm për PD dhe PS tek votat në kutitë për partitë, po merr dyfishin e votave të zgjedhjeve të tjera.
Problemi i dytë mbetet se tek 40 përqindshi masiv i votave që nuk janë në thesin e PS,PD dhe LSI a ka nevojë për nëj forcë të re politike që ti mbledhë këto që janë të shperndara në 40 parti apo duhet parë fenomeni i shkrirjes së partive të vogla në tre partitë e mëdha.
Pak si shumë janë gjithë këto parti, të cilat në shumicë janë parti me një kryetar-anëtar!