Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 09:28 Shkëlqim Hajdari: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Alush Dragoshi Me dhimbje të thellë dhe trishtim të madh mora lajmin e ndarjes nga jeta të Alush Dragoshit, ish-Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
LSI: Në darkën e ministrave në Dubai po hanin, shqyenin dhe shisnin SHQIPËRINË

LSI: Në darkën e ministrave në Dubai po hanin, shqyenin dhe shisnin SHQIPËRINË

Editorial
E martë, 12 Janar 2021 10:18
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Marrëveshja e Edi Ramës me Emiratet e Bashkuara Arabe parashikon dhënien e Portit të Durrësit, por edhe zonat turistike në Vlorë, Sarandë, Ksamil e Përmet për llogari të investitorëve arabë. Gjithçka do jepet pa garë, pa tender dhe në shkelje të të gjitha procedurave ligjore. Nënkryetari i LSI-së, Vasili: SPAK të hetojë marrëveshjen korruptive.

Darka e ministrave Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku në restorantin më të shtrenjtë në Dubai, ku vetëm një biftek kushton 1 milionë lekë, është vetëm maja e ajsbergut të një skandali më përmasa kombëtare dhe që cenon interesat strategjike të Shqipërisë. Nëse avokatëve politikë dhe mediatikë të qeverisë nuk u bën përshtypje që një ministër ha në një restorant ku kushton mbi 1 mijë euro një pjatë, arsyeja e vizitës së delegacionit shqiptar në Emiratet e Bashkuara Arabe duhet të vërë në lëvizje shoqërinë dhe institucionet. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka publikuar dje dokumente të miratuara nga qeveria dhe parlamenti shqiptar me Emiratet e Bashkuara Arabe. Këto dokumente flasin për një marrëveshje që i jep vetëm një investitori privat nga Emiratet Arabe pasuri kombëtare, pa asnjë garë, pa asnjë procedurë ligjore dhe pa lejuar as kontrollin mbi këto investime. Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se qeveria i ka dhënë hapësira tokësore, detare turistike një vendi tjetër duke shkelur të gjitha ligjet e shtetit shqiptar. “Në atë darkë ishin 3 projekte, pikërisht pjesë e kësaj marrëveshjeje: rizhvillimi i Portit të Durrësit, mundësitë e investimeve në industrinë e turizmit, bujqësisë dhe logjistikës së Vlorës, Sarandës, Ksamilit dhe e treta investimet në fushën e turizmit në zonën e Përmetit. Të gjithë këto zona me një potencial të jashtëzakonshëm turistik janë tashmë objekt ndarjeje e shitjeje, pa asnjë konkurrim e asgjë, dhurata reciproke që Shqipëria i bën kujt i intereson”,- deklaroi Petrit Vasili.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në marrëveshjen e miratuar nga Parlamenti dhe qeveria e Edi Ramës thuhet se të gjitha këto projekte, kontratat dhe gjithëçka në këtë marrëveshje nuk do t’i nënshtrohen asnjëherë prokurimit publik, procedurës konkuruese publike apo procedurave të tjera të ligjeve të Shqipërisë. Qeveria “Rama” ka ndryshuar një marrëveshje të firmosur para vitit 2013 dhe ka hequr prej saj detyrimin që palët të zbatonin ligjet e Shqipërisë. Petrit Vasili thotë një shkelje e tillë e ligjeve kombëtare nuk është kryer asnjëherë më parë. “Ky është akti më i rëndë në marrëveshjet që mund të bënte Shqipëria dhe shkeljen më skandaloze të ligjit që ajo mund të bënte dhe që një qeveri shqiptare mund të ketë bërë në këto 109 vjet shtet të pavarur shqiptar”,- thotë nënkryetari i LSI.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Vasili shtoi se procedura e ndjekur në marrëveshjen që ka firmosur qeveria “Rama” dhe ka miratuar Parlamenti duhet të hetohet. “SPAK sot duhet të jetë në alert më shumë se kurrë. Asnjë deklaratë mbështetjeje për SPAK, në shqip apo në anglisht nuk ka asnjë vlerë në rast se ai nuk lëviz, nuk aktivizohet dhe nuk ngrihet në këmbë për të goditur këto paligjshmëri të cilat ulërasin e të cilat kërkojnë përgjigje. Po shqyhet Shqipëria, prona e saj publike, interesat e saj  ditën për diell. SPAK ose vepron sot ose nesër do të jetë patjetër në bankë e të akuzuarit, së bashku me të gjithë këta që kanë kryer akte shumë të rënda dhe të cilat më e pakta do të ishte që të ishin përpara drejtësisë dhe mbrapa hekurave”,- deklaroi nënkryetari i LSI.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Qeveria thotë se projektet e biznesmenëve nga Dubai do të sjellin në Shqipëri mbi 2 miliardë euro investime. Kryeministri Edi Rama është investuar personalisht në këto projekte dhe ka vizituar disa herë Dubain. Prania e madhe e zyrtarëve shqiptarë këtë javë në Emiratet Arabe ishte pikërisht për pikat e zbatimit të këtij projekti. Shifra 2 miliardë euro që do të vijnë nga biznesmenët e Emirateve duket joshëse për çdo qeveri dhe shihet si zhvillim për vendin. Askush nuk është kundër investime që zhvillojnë vendin, por problemi është se asgjë dhe asnjë projekt nuk mund të bëhet pa ligj dhe pa transparencë. Heqja e gjithë detyrimeve për biznesin privat që do investojë në Shqipëri shkel ligjet vendase, por krijon dhe probleme me bizneset e tjera të huaja. Sepse nuk mund të heqësh “traun” e doganës për çdo projekt që vjen nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të masakrosh me gjoba dhe procedura bizneset nga vendet e BE dhe SHBA. Procedura të tillë zbatohen vetëm kur vetë qeveritarët kanë interesa direkte personale në investimet e huaja që bëhen në vend në vend. Për këto arsye procedura e ndjekur nga qeveria “Rama” duhet të hetohet. Ndërkohë PD është shprehur se do prishi marrëveshjen sapo të vijë në pushtet, pasi do kërkojë të respektohen ligjet shqiptare dhe natyrisht ato ndërkombëtare.

SPAK-u po të ketë kurajo ka shumë punë në këtë rast për hetime dhe arrestime.

Mili Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shkëlqim Hajdari: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Alush Dragoshi
Tani

Shkëlqim Hajdari: Lamtumirë, miku im i shtrenjtë Alush Dragoshi

Sulmi me dron ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme
Para 9 minutash

Sulmi me dron ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s
Para 26 minutash

Spiunazhi kinez: dyshohet për lidhje gruaja e ish-kreut të Nvidia-s

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….
Para 49 minutash

Elisa Spiropali: Unë nuk e pëlqej restorantin, nuk e ha koranin, as havjarin! Dua byrek me spinaq….

Më të lexuarat

1 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 14 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

2 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 21 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 3 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.