LSI, Petrit Vasili: “Pularia e krimit”

Është nxehur përditë e më shumë çështja “Doshi”. Dje doli e foli Ilir Meta kryetari i parlamentit, ku mohoi në mënyrë të prerë akuzën e deputetit Tom Doshi.Bile tha si më humor të idhët se “Toma i ndërron çdo 6 muaj antentatorët e tij!”. Nuk vonoi e sulmoi edhe më egër ish-kryeministri Sali Berisha, duke dalë në mbrojtje të deputetit Doshi. Ish-lideri i PD-së u turr pa asnjë karar e kufi  ndaj kryetarit të Parlamentit Meta, duke përdorur gjithë arsenalin e tij të ruajtur që në kohërat e vitit të mbrapshtë 1997. E kishte një hall dhe ai; i kishin përdorur emrin e kunatit si “porositës” në vrasjen e deputetëve. Në të vertetë kush e njeh Agim Ramën, kunatin e Berishës, e di si njeri që me zor vret një mizë. E nuk vonoi përsëri Tom Doshi duke përdorur profilin e tij në facebook me një letër pothuaj të hapur e publike me supër sulme, sidomos ndaj Ilir Metës. Porse , përveç së drejtës së tij për vetmbrojtje, ai kaloi në lojën e politikës dhe mendoj se këtu e nxori “zehrin” që vjen nga “pularia”, siç thotë Petrit Vasili. Zoti Doshi thoshte se i kam thënë Ramës se “socialistët nuk e duan Metën dhe se fitojmë pa të”. Këtu duket “helmi” që vjen nga koha e kasetës “Prifti”, thotë Vasili për “KJ”. Pas kësaj Petrit Vasili kryetar i grupit parlamentar të LSI nxori një deklaratë ku shkruan se kjo e gjitha është e organizuar nga “pularia e krimit” në Koplik të rrethit të Shkodrës. I pyetur më tej nga “Koha Jonë” se çfarë nënkupton me “pularinë e krimit” në Koplik ai tha se mjafton të shikohet se kush janë ortakët e kësaj pularie në Shkodër dhe kuptohet se pse e nga vjen sulmi ndaj Ilir Metës. Kërkuam në emrin e kësaj pularie në Koplik dhe del se vertetë ka një kompleks modern pularie në Koplik me emrin “BEATA”  e ku ortakë kryesorë janë Tom Doshi dhe Dritan Prifti. I pari deputet dhe i dyti ish-deputet, i njohur si njeriu që donte shkatërrimin e Ilir Metës në kohën që ai ishte zv/kryeministër në qeverinë Berisha. Dihet nga të gjithë lufta me video e gjithçka tjetër e Dritan Priftit kundër Metës derisa u shkua në protestën e 21 janarit, ku u vranë disa veta.

Pas kësaj që nxori Petrit Vasili, të cilën publiku nuk e di, fillon e tjerret “lemshi”. Nuk vëmë në dyshim se Tom Doshi ka qenë  i kërcënuar përderisa ai pohon se ka shpëtuar dhe për këtë punë kanë filluar hetime me intensitet nga Prokuroria e Përgjithshme. Aq me tepër se burimet policore thonë se personi nga Fushëkruja e ka pohuar se ishte porositur për të vrarë deputetin Doshi, por kush është pas tij? Çfarë interesash? Porositësit? Pse nuk është mbrojtur deputeti nga Shteti?Plus kësaj nuk është nga ato që guxohet të preket apo sulmohet kollaj Tom Doshi se njihet për supërfis e trimeri në Veri. Por të habit fakti që nxirret Ilir Meta , numri dy i Shtetit, si njeriu që paska intriguar për vrasjen e dy deputetëve të parlamentit! E habitshme , bile e pabesueshme, se Ilir Meta ka nisur njërëz me një thes me euro për të pajtuar si “vrasës” njëfarë Durim Bami nga Fushëkruja për të vrarë dy deputetë! Po pse nëse biem në këtë nivel logjike dhe po ta ulim krejt nivelin e diskutimit paska mbetur Ilir Meta të gjejë një krutan, ndërkohë që ka plot e përplot skraparllinjë, që të marrin “gjak në vetull”?! E nuk ka pak, nëse duhet, siç thuhet! Fakti që Petrit Vasili e lëshoi mbrëmë versionin e “pularisë së krimit” në Koplik të lë të kuptosh se mundet të ketë një mjeshtri dinake nga Dritan Prifti, ish-deputet kur dihen marrëdhëniet e tij me Metën.Dalja e një biznesi, natyrisht të ligjshëm, e Tom Doshit me Dritan Priftin në zonën e Shkodrës, të krijon dyshime se ndoshta diçka luhet kundër Metës , pasi na qenka gjetur nga Fushëkruja Durim Bami për të vrarë dy deputetë dhe më pas na qenka penduar e paska shkuar e treguar ministrit të brendshëm se me ka paguar Ilir Meta! Le që deri tani akoma nuk ka folur deputeti Fufi, i cili mund të ndihmojë në ndriçimin e kësaj çështje.Që të përlyhet një kryetar parlamenti  në një rrezik e krim kaq të madh, zor se ka mendje që e pranon. Nëse del kështu atëhere Ilir Meta qenka kryetari i  parlamentit i vetëm në botë që bën punë të tilla ! Por ka edhe një gjë të cilën e  thonë burime brenda LSI, i cili mund të përmbysë gjithçka nga akuza;e kanë një fakt edhe stafi i Metës për këtë akuzë,porse e mbajnë që ta plasin në fund ,kur palët kundërshtare të mendojnë se e kanë vënë përfundi Ilir Metën. Prokuroria duhet të nxjerrë të vertetën nga i ndaluari në polici. Dhe kush ështëe pas tij, në të vertetë.

Dueli sapo ka filluar dhe do të ketë çudira, të cilat stafi pranë Metës, me gojën e Petrit Vasilit, shprehen se do të tregojnë me fakte drithëruese se nga vjen gjithë sulm i kordinuar politikisht.

 

SHKARKO APP