Lulzim Basha:Do kërkoj me Referendum rikthimin e Dënimit me Vdekje

Shumë vrasje dhe krime monstruoze po ndodhin në Shqipëri. Disa prej kriminelëve marrin dënim me burgim të përjetshëm, por avokatët dhe gjykatat, pasi disa manovrimeve ligjore arrijnë t’ju ulin dënimin ose ka ndodhur që edhe kanë dalë nga burgu. Krimet e tyre janë jo vetëm për një dënim me vdekje, por me 10 dënime me vdekje! Por prapë shpëtojnë.

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka premtuar organizimin e një referendumi për kthimin e dënimit me vdekje në Shqipëri.

Deklarata e kryedemokratit u motivua nga ngjarja e rëndë në Mat ku një 51 vjeçar vrau me automatik 3 persona. Mbrëmjen e se premtes pasi vizitoi familjet e viktimave Basha garantoi se do të jenë shqiptarët ata që do të vendosin për dënimin kapital.

Lulzim Basha: “Unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje t’ia shtroj popullit shqiptar qoftë edhe si referendum në momentin që PD do të marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin”. Nga Mati Basha theksoi se rivendosja e rendit do te jete prioritet për partinë demokratike. “Për mua, për PD dhe për opozitën rivendosja me dorë të hekurt e rendit publik, rikthimi i moralit tek forcat e rendit, kujdesi për jetën e qytetarëve, lufta pa kompromis kundër krimit është prioriteti ynë nr 1.”

Deklaratat për rikthimin e dënimit me vdekje nuk kanë munguar gjatë viteve të fundit, por ato kanë mbetur në kuadrin artikulimeve emocionale.

Dënimi i fundit me vdekje ne Shqipëri është ekzekutuar në vitin 1995 pasi në këtë vit Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Europës dhe është kusht që çdo vend anëtar i këshillit të heqë dënimin me vdekje. Në vitin 1999 Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nenet e kodit penal që flisnin për dënimin me vdekje duke argumentuar se Kushtetuta e Republikës se Shqipërisë nuk e lejon aplikimin e dënimit kapital.

Rikthimi i dënimit me vdekje në Shqipëri është një domosdoshmeri.

SHKARKO APP