Lulzim Basha ndez motorat e PD-së!
Nga Daniel Muçaku-
U mendua se heshtja e Bashës pas 25 prillit kisht ndonjë rreng për të shuar reagimet e PD dhe LSI ndaj blerjes së votave nga Rilindja, por duket se nuk është kështu. Humbja e pushtetit me 25 prill duket se vjen jo vetëm nga mos bashkimi në një listë të PD dhe LSI, por edhe se vetë LSI nuk mori atë rezultat që fantazonte. Në LSI flitej për diku rreth 20 mandate deputeti, por sosi në katër deputetë. PD-ja mori aqsa pritej dhe kishte rritje nga 43 deputetë në vitin 2017 në 59 brenda katër viteve opozitë. Ndonëse mbetet temë e gjatë debati nëse PD-ja mund të merrte me tepër mandate deputeti, diku te 65, por prapë me katër deputetët e LSI, nuk fitonte asgjë.
Lulzim Basha pranoi një proces konkurues brenda partisë së tij, deri në fyerje nga pala kundërshtare në PD. Në PS apo në LSI, nëse do kishte një garë të tillë, ku fyerjet dhe akuzat ishin të tmerrshme, konkurentët ndaj postit të kryetarit të Partisë, as që do të lejoheshin të futeshin brenda oborrit të partisë. Por në PD, këtë herë, u zhvilluan zgjedhjet demokratike, pavarësisht se akuzat nuk mungojnë asnjeherë nga humbësit.
Zgjedhjet në PD mbaruan, pushteti me 25 prill iku dhe tashmë duhet që Partia Demokratike të fokusohet të parlamenti. Që në shtator fillon dueli dhe ku kryeministri nuk do të ketë më përballë deputetë idiota, siç kishte tash dy vite.
Ndërkohë selia blu ka filluar të ziejë përditë, konferenca shtypi, dalje me akuza ndaj kryeministrit dhe qeverisë së PS. Pra motorët e fikur të pas 25 prillit, po ndizen fort në PD.
Në parlament edhe Monika Kryemadhi, Petrit Vasili si dy figurat kryesore të kësaj force politike do jenë aktivë, por numrat bëjnë forcën, sidomos në parlament. Ngrirjes se marrëdhënieve mes PD dhe LSI duhet gjetur mekanizëm që ti shkrijnë, përveç të nxehtit të këtyre ditëve. Gjithnjë nëse LSI nuk po luan nën rrogoz kundër Bashës!
Vjeshta e këtij viti do jetë me përplasje mes PD dhe qeverisë në parlament, por ka informacione se do kemi edhe popull në rrugë.
Motorat te selia blu, u ndezën! Pritet që qeveria të mos provokojë ndezjen e zjarrit në rrugë, ndonëse kryeministri Rama nuk ia përton gricjes me PD-në.
Por këtë herë populli opozitar nuk duron, dhe një shkrepse mund ta ndezë zjarrin që ndodhet si benzinë në zemërimin qytetar.