Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kriza politike
  • Champions League
  • Akuzat ndaj Ballukut
  • Berisha, opozita
  • Seanca në Kuvend
  • Udhëtimi i Ramës
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kriza politike
  • Champions League
  • Akuzat ndaj Ballukut
  • Berisha, opozita
  • Seanca në Kuvend
  • Udhëtimi i Ramës
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Lulzim Basha: Kryeministri amnisti fiskale për mafien. Populli të ngrihet kundër Ramës

Lulzim Basha: Kryeministri amnisti fiskale për mafien. Populli të ngrihet kundër Ramës

Editorial
E premte, 24 Prill 2020 08:07
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama ka hedhur në publik idenë e miratimit të një amnistie fiskale, që do të përfshijë gjithë paratë e padeklaruara gjatë 30 viteve të fundit. Synimi i kësaj nisme është legalizimi i parave të padeklaruara të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Kundrejt një takse prej 5 apo 7 %, kushdo që ka fshehur paratë nën dyshek dhe sipas qeverisë “nuk ka proces penal për krime” do të mund ti deklarojë ato të rregullta. Në këtë mënyrë, qeveria synon të mbush arkën e shtetit dhe tu jap mundësi, sipas saj, emigrantëve që të legalizojnë të ardhurat e tyre që nuk i kanë deklaruar për shumë arsye. Dokumenti është ende në hartim në zyrën e kreut të qeverisë, por sipas asaj që ka deklaruar në media, vendimi i “madh” do të miratohet më patjetër brenda muajit maj në Parlament.
Ky është qëndrimi zyrtar i qeverisë për këtë projekt, por si gjithmonë publikut i thuhen gjysmë të vërteta. Fjala amnisti këto ditë është përdorur nga qeveria dhe media, më shumë sesa fjala koronavirus dhe pandemi. Një pjesë e opinionit mendon se me amnistinë marrin fund hallet e tyre ekonomike dhe paratë që do deklarohen në buxhet do t’i bëjnë të lumtur të gjithë. Në fakt, ideja e amnistisë së madhe nuk është e re dhe as e prezantuar këto ditë nga Edi Rama. Kryeministri e ka përmendur disa herë këtë projekt dhe premtimi për miratimin në muajin maj nuk lidhet me pandeminë dhe krizën e buxhetit të shtetit. E vetmja lidhje është tek fakti se miratimi i projekteve kaq të diskutueshme nuk mund të bëhet më mirë sesa në një situata rrëmuje dhe krize totale, siç është kjo që po kalon vendi me pandeminë.
Qëllimi i amnistisë fiskale nuk ka të bëjë me qytetarët që paguajnë taksa dhe as me ata që çdo të ardhur që marrin nga paga dhe bizneset e kanë deklaruar në mënyrë të rregullt. Amnistia apo falja ka të bëjë me ata që me apo pa dashje i kanë fshehur këto të ardhura për shumë arsye. Të parët që janë në këtë listë janë njerëzit që janë marrë me trafiqe ose korrupsion dhe paratë e fituara nuk kanë si ti deklarojnë si të ligjshme, përveçse me amnisti. Ndaj më të gëzuarit nga kjo lëvizje e qeverisë janë pikërisht trafikantët, të korruptuarit dhe ato biznese që këto kohë kanë punuar duke shkelur ligjin.
Për opozitën, kjo amnisti është jo vetëm e gabuar, por cilësohet si pastrim parash me vendim qeverie. Dje, kreu i PD-së Lulzim Basha, në një intervistë për “Neës 24”, deklaroi se nga kjo amnisti do përfitojnë përfaqësuesit e krimit që bashkëpunojnë me qeverinë në nivele të larta. “Nuk ka amnisti fiskale. Shqipëria është në listën e vendeve që ka probleme me pastrimin e parave. Është në këtë listë për arsye që dihen botërisht, bashkëpunimi i krimit me nivele të lartë të qeverisë. Ky bashkëpunim e ka kthyer Shqipërinë në vend problematik për pastrimin e parave”,- tha kreu i PD-së.
Nga ana tjetër, sipas kreut të PD-së amnistitë kërkojnë një konsensus të gjerë politik, pasi bëhet fjalë për një vendim që ka ndikim në gjithë vendin. “Amnistia, në radhë të parë, kërkon një konsensus të gjerë politikë, kërkon një moment të të qetë, stabilitet, përndryshe amnistia nuk është gjë tjetër veçse favorizim i kriminelëve, i atyre që i kanë bërë paratë në mënyrë të pistë dhe të pandershme. Ana tjetër është penalizimi i atyre që punojnë në mënyrë të ndershme”,- deklaroi kreu i PD.
Sipas kreut të PD kundër këtij projekti janë dhe Fondi Ndërkombëtar Monetar dhe Bashkimi Europian, ndërkohë që legalizimi i parave të pista është dhe një mesazh i gabuar që u jepet qytetarëve të ndershëm që paguajnë taksat. “Është një tjetër shuplakë ndaj ndershmërisë, ndaj njerëzve punëtorë, ndaj virtytit dhe një ngritje e vjedhjes dhe hajdutërisë. Nëse do të bësh një amnisti të vërtetë që ti shërbejë shoqërisë nuk zgjedh një moment si ky, kur vendi është në listën e shteteve që pastrojnë para, kur FMN e ke kundër, kur BE e ke kundër dhe thua rroftë sebepi, me rastin e kësaj mjergulle dhe kur vëmendja është diku tjetër”,- deklaroi kreu i PD-së. Sipas tij ky projekt nuk është për të ndihmuar qytetarët, por klientët e qeverisë që kanë probleme me ligjin. Ndërsa shtoi se kemi të bëjmë me një kryeministër që “nga mëngjesi në darkë mendja i rri te legalizimi i kanabisit dhe pastrimi i parave”.
Mili Xhani

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 5 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 6 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 6 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 6 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 8 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 6 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 11 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 7 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 6 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 6 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

7 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 5 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

8 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.