Lulzim Basha “patericë” e Edi Ramës

Të gjithë jemi dëshimtarë se si Lulzim Basha bënte be e rrufe në çadër dhe në kafen e hotel Rognerit se “do ta rrëzojë Edi Ramën dhe klikën e tij me çadrën”, se “nuk futemi sikur të vdesim me Edi Ramën si kryeministër”, se “mafia e drogës kryesohet nga Edi Rama”, se “pa ikur Edi Rama nuk ka zgjedhje të lira, pasi i blen me paratë e drogës”, se “Rama blen çdo ministër të PD nëse ai prapë do jetë kryeministër para zgjedhjeve”,etj, etj.

E, ç’të themi me tepër se kaq!

Plot akuza ndaj Edi Ramës. Dhe siç thonë një numër i madh personalitetesh politikë e mediatikë si Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Arben Imami, ish-Presidenti Bamir Topi, Astrit Patozi, Skender Gjinushi, Paskal Milo, Gazmend Oketa, Fatos Lubonja, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Mero Baze, Mustafa Nano, Blendi Fevziu, Çim Peka, etj marrëveshja e mesnatës së 17 majit mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës u arrit në Pazar dhe jo në parime apo marrëveshje e hapur për publikun.

Natyrisht që përfitoi Edi Rama. E përdori mizorisht liderin e opozitës. Dhe i përcaktoi se çfarë duhej të bënte nëse donte “çantën” e pazarit. Lulzim Basha realisht është kthyer në një patericë të kryeministrit Rama, falë ofertave ministrore dhe sidomos disa drejtorive të përgjithshme që kryetari i PD-së mori si shpërblim. A nuk ishte Lulzim Basha që thoshte se droga do blejë zgjedhjet? A nuk sulmoi policinë e shtetit si organizatore e mbjelljes dhe përfitimeve nga kanabisi? Natyrisht që Lulzim Basha i ka thënë publikisht.  Edi Rama u tregua mjeshtër, pasi i dha ministrin e brendshëm, dhe i mbajti drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit. I dha OSHEE, Ipoteka, ALUIZNI, drejtori rrugësh dhe tenderime. Thonë se i ka dhënë me një ish-ministër të rëndësishëm, që iku para pak ditësh, edhe gjëra të tjera materiale, por kjo mbetet në kuadrin e hamëndjeve, por kur shikon realisht se lideri i opozitës kthehet në vasal të kryeministrit, edhe dyshimi fillon të kthehet në realitet i besuar.

 Në foto: Kur opozita fërkon “kryeministrin”

Në bazën e PD-së, po të shkosh të takosh demokratët e thjeshtë dhe tradicionalë, shprehen të zhgënjyer prej kryetarit të tyre, sepse nuk e mendonin kurrsesi që t’i shiste për ca poste dhe të tjera materiale që kuptohen nga njërëzit e thjeshtë. Demokratët e kuptojnë dhe ndjehen të zhgënjyer, bile në shumë prej tyre kërkojnë rikthimin e Sali Berishës në krye të PD-së ose të një politikani tjetër që nuk bën pazar me askënd.

Basha nuk mund të guxonte të prekte dhe të largonte figurat historike dhe ikonike të PD-së, pas qenë i sigurtë nga Edi Rama. Këshilltarë seriozë dhe që nuk gënjejnë pranë kryeministrit Rama tregojnë se “tashmë Lulin e komandon Edi. Ai i nis sms Lulit se çfarë duhet të thotë, kë duhet të sulmojë, natyrisht i jep leje ta sulmojë edhe kryeministrin, por me kujdes dhe butë. PD-në tani e drejton Engjell Agaçi i kryeministrisë”. Edhe ftesës publike të Lulzim Bashës për debat me Edi Ramën, ku i fundit iu përgjigj me humor te Blendi Fevziu: Po ça debati do bëjë me Lulin, aman! Si rregull debati duhet bërë me kandidatin për kryeministër që ka PD dhe LSI, por kryeministri duke e ditur se çfarë pazari ka bërë me të, nuk ka se si të lodhet ti dalë në gjoja debat. Këtu ka të drejtë Rama.

Asnjë fjalë nuk thotë më Lulzim Basha për kanabisin dhe drogën. Asnjë. Tashmë është vetë në parcelë!

Njërëzit e kryeministrit qeshin me Bashën. Ata si nën zë thonë se do ta përdori dhe do e hedhi në greminë sapo të mbarojë punë me të. Prapë te Ilir Meta do përfundojnë marrëveshjet.

S.P.

SHKARKO APP