Ylli Manjani: Qenka realitet. Kryeministri Rama u vetofrua për refugjatët
Nga Ylli Manjani.
Johann Wadephul i CDU, ja plas përsëri në lule t’ballit Edi Ramës, gënjeshtarit të popullit të vet!
“Ngritjen e qendrave të refugjatëve na e ofroi Edi Rama”– thotë Wadephul.
Pra, nuk është as fantazi kozmike, as sajesë e shtypit europian e aq më pak sajesë e opozitës!
Është realitet! Kryeministri, miza e kalit, i ka ofrur vetë këtë poshtërsi me pasoja të rënda për vendin e tij! Është absolutisht unik në sojin e palaçove udheheqës që shesin vendet tyre për pushtet personal!
Pra kishim të drejtë ne që reaguam dhe vazhdojmë të reagojmë!
Ende nuk e kuptoj opozitën zyrtare?!!
Dikush, përveç Pandeli Majkos (i cili meriton respekt) duhet ti thotë Europës se Shqipëria nuk mund ta pranojë këtë barrë me pasoja katasteofike!
Ne jemi për vete në emergjencë humanitare, sociale, ekonomike e ligjore! Nuk mund te garantojmë asgjë të mirë për asnjë refugjat, të cilën nuk kanë destinacion Shqipërinë.
Ne kemi nevojë nga Europa për investitorë dhe jo Refugjatë!
Qeveria jonë na keqpërfaqëson, ndaj opozita është legjitime të përfaqësojë zërin e shumicës së popullit shqiptar, që nuk do biznes për trafikantët, por punë të ndershme dhe zhvillim.
Nuk është aspak turp tu themi cilësdo qeveri në Europë: Jo, ne nuk marrin refugjatë qe nuk i mbani dot ju!
Gënjeshtari me këmbë të gjata u pa se ç’po bën!
Opozita, nuk e kuptoj se ç’po bën!!!!
LAJME TË TJERA PËR KËTË ARGUMENT
- Xhafaj dhe Drejtori i Policisë vizitë në Gjermani, diskutohet për refugjatët
- Presidenti i Parlamentit Europian: Kampe refugjatësh në Shqipëri
- Gjermania: Ndonëse nuk sundon ligji, por merrni refugjatët në Shqipëri
- Ngjela: 600 mijë refugjatët i kërkoi Rama. Ngrihuni dhe rrëzojeni
- “Me 600 mijë refugjatë, Shqipëria shkon në kolaps për dy javë”
- Qendrat për refugjatët në Shqipëri, ofertë pozitive
- Zëdhënësi i qeverisë austriake: Po negociojmë me Shqipërinë