Masa ekstreme antiterror kudo
Sulmet terroriste në Francë kanë rikthyer vëmendjen e gjithë botës në rrezikun që vjen nga ekstremizmi fetar ,sidomos kur kalon në terrorizëm. Viktimat në Francë, në kryeqendrën europiane dhe një nga vendet me struktura sigurie dhe inteligjence model, treguan se siguria mungon .Në Angli, shefi i shërbimeve inteligjente Andreë Parker , në një dalje të rrallë për mediat parashikoi se objektivi i radhës i ekstremistëve islamikë mund të jetë Britania. Në Itali, ministri i Brendshëm Angelino Alfano, njoftoi për masa të reja për antiterrorizmin, duke treguar se ish-luftarë të Shtetit Islamik ndodhen në qytete të ndryshme të Italisë. Masat nuk kanë munguar dhe në rajonin tonë. Kryeministri i Serbisë ka mbledhur me urgjencë shtabin e sigurisë dhe shërbimet inteligjente për të hartuar një plan të ri kundër sulmeve terroriste. Greqia, edhe pse ka hyrë në një garë të ethshme elektorale, nuk ka humbur kohë me përforcimin e strukturave antiterrorizëm. Gjithë Europa është në situatë gatishmerie numër një.
Efekti i sulmeve në Paris ka sjellë dhe reagimin e parë të institucioneve shqiptare. Forca të shumta sigurie janë shtuar në selitë diplomatike në Tiranë. Mesditën e djeshme, ekspertë të antiterrorit dhe forca të shumta policie janë vendosur në godinat e ambasadave të huaja në Tiranë. Masa më të rrepta sigurie ka pasur Ambasada Franceze,por dhe ajo Amerikane dhe e Britanisë së Madhe. Por nuk kanë munguar dhe selitë e tjera të vendeve perëndimore. Kreu i Shërbimit Informative Shqiptar Visho Ajazi Lika ka zhvilluar dje një takim me ambasadorin francez. Mësohet se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka hartuar një plan të detajuar masash, me shërbime të përforcuara 24 orë pa ndërprerje jo vetëm pranë ambasadave, por edhe në rezidencave të tyre. Krahas këtyre masave të bëra tashmë publike, burime të rezervuara bëjnë të ditur dhe për vënien në lëvizje të gjithë strukturave anti-terror dhe lëvizjeve të inteligjencës. Burime thonë se janë shtuar mbikëqyrjet ndaj personave që kanë pasur lidhje me individët që kanë shkuar për të luftuar në Siri.Janë shpërndarë oficerë policie dhe të SHISH kudo nëpër qendrat tregtare dhe në vendet me shumë njërëz si dhe vendosur nën vëzhgim shtëpitë dhe vendet ku jetojnë elementë me prirje estreme e terroriste. Me urdhër të sherbimeve intelegjente janë aktivizuar agjentët dhe elementët e rekrutuar nga policia, të cilët raportojnë për çdo lëvizje të elementëve që janë në listat e policisë. Që dje në mesditë banesat e personave që kanë në vendet islamike survejohen dhe agjentët kanë marrë lejen për përgjimet e telefonave të këtyre personave, kontigjent për terror.
Rreziku potencial nga aktiviteti ekstremist fetar mbeten pikërisht individët që kanë lidhje me grupimet radikale dhe me shqiptarët që ndodhen në Siri, si pjesë e luftëtarëve të ashtuquajturit Shteti Islamik. Sipas të dhënave zyrtare dyshohet se në Siri dhe Irak ndodhen 150 shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova. Për shkak të rrugës që ndjekin, duke kaluar nga Turqia dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, numri i qytetarëve nga Shqipëria mund të jetë edhe më i madh, pasi deklarohet si vendqëndrim Turqia, ndërsa më pas bëhet kalimi në kufirin Sirian. Ndërkohë që po kaq i vështirë bëhet dhe gjurmimi pas kthimit nga vendet e treta. Për këtë qëllim, burime saktësojnë se janë shtuar radhët e agjentëve që monitorojnë grupimet radikale fetare dhe personat që janë kthyer nga këto vende. Janë vënë në përgjim qindra persona të dyshuar në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, ku ka pasur dyshime për rekrutimin e xhihadistëve. Gjithashtu, agjentë të infiltruar kanë hyrë në radhët e këtyre grupimeve, për të monitoruar nga afër aktivitetin e tyre. Është aktivizuar kodi i kuq.Drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit dhe SHISH kanë infiltruar me kohë elementë brenda këtyre grupimeve, të cilët raportojnë për çdo lëvizje të personave në fjalë. Urdhëri është lëshuar pa firmë, që nëse ka elementë të cilët po përgatiten për akte terrori në Shqipëri, të ekzekutohen, duke sajuar njëmijë mënyra formale ligjore se gjoja u vranë në përpjekje me policinë. Në Tiranë tre xhami po mbahen nën kontroll e ku janë instaluar kamera të fshehta përballë tyre, porse dhe agjentët e infiltruar si radikalë përgjojnë lëvizjet e personave kontigjent për krime terrori. Në Kavajë, Elbasan, Shkodër, Librazhd dhe në tre qytete të tjera që mbrëmë janë përforcuar me agjentë civilë, të cilët po monitorojnë lëvizjet e këtyre kontigjentëve. Po kështu pikat kufitare kanë kaluar në gadishmëri numër një, duke kaluar në skaner çdo kalimtar në dy anët e kufirit, sidomos ato që hyjnë në Shqipëri. Elementët që survejohen edhe nga sherbimet intelegjente ndërkombëtare janë dyfish të vënë në kontroll.
Gjatë ditëve të fundit autoritet shqiptare kanë pasur shkëmbim intensiv informacioni me autoritet e shërbimeve policore dhe atyre inteligjencës së Kosovës. Shumica e shqiptarëve që janë bërë pjesë e luftëtarëve të shtetit islamik kanë pasur bazat e para të kontaktit fillimisht me ekstremistët në këtë vend. Ndaj dhe lëvizjet e personave të veçantë nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas kanë qenë gjithmonë në monitorimin strukturave speciale të dy vendeve. Qendra e përgjimeve të celularëve në shërbimet intelegjente u përforcua në personel që dje dhe sherbimi ka kaluar në sistem 24 orë përgjime. Po kështu njësitë speciale antiterror dhe të ndërhyrjes së shpejtë kanë kaluar në rrugë,duke ruajtur zonat ku mund të ketë synime terroriste.