Mazhoranca, pabesisht, qëllon pas shpine ministrin e brendshëm Sandër Lleshi

Nuk qenka e thënë se dy ministrat e fundit të brendshëm të kenë qetësi me kryeministrin Rama. Natyrisht dhe me një pjesë deputetësh në PS të cilët zbatojnë çdo sms të kryeministrit, që nuk ia përtojnë t’i sulen ministrit. Me Fatmir Xhafën dihen tashmë marrëdhëniet e acaruara të kryeministrit. Dhe përfundimi dihet, ministri iku me “dorëheqje”, akoma pa firmosur dorëheqjen!

Sandër Lleshi u vonua nga Presidenti Meta për dekretin, për shkak se ministrja e mbrojtjes dhe kryeministri nuk kishin ndjekur udhën kushtetuese të dekretimit, por nuk u poshtërua nga presidenca. Përkundrazi e vlerësuan si Ushtarak, dhe në momentin që gjithçka ishte kushtetuese, e dekretuan.

Tani ministri Sandër Lleshi, si njohës i shkëlqyer i Ushtrisë, propozoi ndryshime apo amendime në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, bile e kaloi edhe në qeveri, por dje mazhoranca ia rrëzoi amendimet e tij në ligj. Në fakt e poshtëruan publikisht, aq me tepër duke ditur se Sandër Lleshi nuk pranon kompromise antiligjore. E sollën në tapetin e Kuvendit ku vendos PS-ja, gjoja “debatuan” dhe e sfiduan.

Deputetët e mazhorancës në Komisionin e Sigurisë Kombëtare rrëzuan shumicën e ndryshimeve që propozoheshin në ligjin “për Policinë e Shtetit”, përfshirë edhe atë ku bëhej fjalë për pranimin për nevoja të veçanta të ushtarakëve në radhët e uniformave blu.

“Nuk mund të lejojmë që në polici të vijë kushdo. Kam respekt për ushtarakët, por edhe policët janë shumë të shqetësuar. Duhet përcaktuar kush dhe nga ç’pozicion”, tha Pjerin Ndreu, deputet i PS-së.

“Jam krenar që vij nga ushtria dhe besoj që ushtarakët do ta pasurojnë policinë. Për të hequr merakun, nuk bëhet fjalë që ushtarakët do të bëhen drejtorë. Qëllimi është të marrim specialistë dhe jo drejtues”, tha Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm.

Komisioni i Sigurisë rrëzoi edhe propozimet që në kriteret për emërimin e drejtorit dhe zv.drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të shtohej mundësia që ai të zgjidhej edhe nga institucione të tjera të sigurisë kombëtare, ku përshfihet edhe ushtria.

Kjo ishte tabloja fill pas një muaj sapo Sandër Lleshi u bë ministër. Por informacionet vijnë se ka një ftohje mes kryeministrit Rama dhe ministrit të brendshëm Sandër Lleshi. Saktësisht nuk dihet, por burime konfidenciale thonë se ministri Lleshi, jashtë natyrës së mazhorancës dhe kryeministrit për të futur hundët kudo në polici, ua ka prerë shkurt: Nuk lejoj të shkelet Ligji dhe nëse jeni mësuar si në kohën e Tahirit, atëhere që tani jap dorëheqjen dhe e gëzofshi karriken e ministrit!

Ky qëndrim parimor, burrnor dhe ligjor i ministrit të brendshëm Sandër Lleshi ka krijuar panik të qeveria dhe disa deputetë të PS-së, të cilët kryejnë aktivitete kriminale në bashkëpunim me bandat e organizuara, çka pala gjermane mbetet shumë e interesuar që të ndëshkohen. Dihet publikisht se ministri Lleshi është një gjermanishtfolës i shkëlqyer dhe ka punuar në Berlin. Dhe ka lidhje e besim me gjermanët.

Fakti që projektligjin e propozuar nga ministri brendshëm e ka miratuar Këshilli Ministrave, por më pas deputetët e kryeministrit ia rrëzuan, tregon se Rama ka patur frikë një përplasje direkte me ministrin. Së pari Rama ia njeh temparamentin mirditor që nuk pranon përulje, së dyti si ish-ushtarak ai nuk di të bëj lojëra, por thotë prerë “po” ose “jo”. Së treti një përplasje direkte me të, duke ia rrëzuar në qeveri projektligjin e hartuar nga ai, mund të sillte komplikacione politike për Ramën në raport me ndërkombëtarët e sidomos me Gjermaninë, të cilët e kanë mik Sandër Lleshin.

Ndaj kryeministri nuk i doli direkt Sandër Lleshit, përballë, por e qëlloi pas shpine me deputetët e tij të komisionit parlamentar.

Një “plagosje” të lehtë ia dhanë ministrit ende pa filluar punë, për t’i thënë se “kujdes me hetimet, emërimet, etj se “ne jemi ne pa je ti”!”.

Mundet që ministri të ketë hyrë shpejt e thellë në labirinthet e pushtetit, ku buron paraja, krimi, mafia dhe lidhjet me pushtetin e PS! Dhe po heton. Edhe gjermanët pas tij janë…

Spiten Prulli

SHKARKO APP