Mazhoranca, pas raportit të Venecias dhe votimit të Parlamentit Europian: Edhe të dhjerë, edhe krenarë!
Në mesditë të kësaj të shtune doli Taulant Balla para medias. Ai është numri dy në PS dhe numri një te deputetët e mazhorancës. Natyrisht që ai doli me urdhër të kryeministrit Rama.
Por fakti që edhe pas raportit shkatërrues nga Komisioni i Venecias, të cilin e kërkuan vetë si PS, por që ua rrëzoi të gjitha akuzat ndaj Presidentit të Republikës si dhe paketën e ligjeve “Antishpifje”, edhe pas votimit me 532 vota pro 15 kushteve që i kërkohen qeverisë shqiptare prej parlamentit të BE; prapë mazhoranca feston dhe thotë se “kemi fituar ne”, kjo tregon se, ose janë të çmendur krejtësisht dhe e besojnë në idiot,si, ose janë mashtruesit më të mëdhenj sa edhe filmat e Hollivudit nuk janë gjë para aktorllëkut të Rilindjes.
Venecia e tha troç se PS-ja dhe qeveria kanë gabuar dhe kanë shkelur Kushtetutën. Me firmë e vulë ishte nga Komisioni i Venecias, ndërsa sot Taulant Balla tha se na dha të drejtë ne si PS (!), por kur harroi e doli nga aktori, shtoi se “Komisioni i Venecias vetëm rekomandon dhe se si duhet të bëjmë e vendosim ne!”. Pra edhe e kërkojnë, e më pas i tregojnë dhëmbët, Venecias!
Parlamenti Europian vendosi me 532 vota edhe 15 kushte shtesë qeverisë shqiptare, duke votuar që nuk ka asnjë bisedim për negociatat me BE pa realizuar këto 15 kushte. Kurse sot Taulant Balla deklaron se nuk ishin kushte, por thjesht një Rezolutë për Ballkanin!
Këta të Rilindjes edhe të bëjnë budalla, kur të gjithë shqiptarët dëgjuan dhe lexuan se si votoi Parlamenti Europian për 15 kushte, kur para disa javëve vetë kryeministri Rama shpotiste duke thënë se “Ku i keni gjetur këto 15 kushte?! Nuk ka asnjë kusht!”- thoshte Edi Rama.
Më saktë shkon për Rilindjen që ka pushtuar PS-në, e jo për socialistët e thjeshtë: Edhe të dhjerë, edhe krenarë!