Mbrëmë ishte -15 në Prishtinë e në Rumani -28
Sipas Prishtina Weather mbrëmë ishte edhe nata më e ftohtë për vitin 2014 me -15 gradë celsius. Ndërkaq, buzë Karpateve në Rumuni, në vendin Miercurea Ciuc, ku temperatura minimale zbriti në -28C
Temperatura minimale negative dyshifrore në të gjithë rajonin.
Nata e mbrëmshme ishte edhe nata më e ftohtë e kësaj vale të të ftohtit që depërtoj edhe mbi rajonin tonë. Në të gjithë rajonin u regjistruan temperatura minimale negative dyshifrore. Në aeroportin e Prishtinës temperatura minimale zbriti në -15C.
Pothuajse në tërë Serbinë, temperaturat ishin nën -15C, e vende-vende edhe -20C, si në Sjenicë ku temperatura zbriti edhe në -26C. Në Plevle, Leskovc dhe DImitrovgrad zbritën në -21C. Në Bosnjë temperatura prej -21C u regjistruan në vise malore në Bjellashnicë.
Në Kroaci temperatura nën 0C u regjistruan edhe në bregdetin Adriatik, si në Rijekë -2C, dhe Pulë -4C. Natyrisht në Alpet Dinarike temperaturat zbritën deri në -18C.
Në Shqipëri temperatura nën 0C, u regjistruan kryesisht në zona malore, si në Kukës dhe Korçë me nga -6C. Në Tiranë ishte -2C, ndërkaq në bregdet temperaturat ishin mbi 2C.
Vendi më i ftohtë sot ishte buzë Karpateve në Rumuni, në vendin Miercurea Ciuc, ku temperatura minimale zbriti në -28C.
Temperatura minimale nën -10C, pritën edhe nesër, por jo sikur sot, e nga dita e shtunë temperaturat minimale do të ngriten mbi -10C. (Express)