Mbrojeni Blushin, shqiptarë !

Nga Ilir Levonja.

Ato 118 apo 120 pika që shtron Blushi, nuk janë vetëm për të majtën. Por edhe për të djathtën. Nuk janë për të gëzuar të djathtën dhe hidhëruar të majtën. As edhe anasjelltas nëse do të kishim të djathtën në pushtet. Dhe një Blush të djathtë që t'i konstatojë ato. Ose më saktë të guxojë. Nuk janë as për të demaskuar të majtën. Një frymë e tërë statuore politike që nuk respektohet është prezente prej kohësh në politikën shqiptare. Që nuk ka as kontrata me popullin, e as kontrata mes aleancave. Kësisoj nuk ka se si të bëhet fjalë për ato soj marrëveshjesh mes burrash fisnik. Të cilët janë në fundin e hinkës. Rrethorja e madhe e hinkës është plot me llum. Por janë për të kujtuar popullin që sa në krizë është e ardhmja e vendit tonë për shkak të këtij llumi.
Sikur Shqipëria të kishte ca më shumë Ben Blushë në politikën e saj, nga të dy krahët! Sigurisht tranzicioni nuk do ishte përjetësisht tranzicion. Nuk do kishim eksode të njëpasnjëshme. Nuk do kishim humbje kohe të merreshim me dekriminalizimin e Kuvendit. Por me alencat e Uninonit ku bëjmë pjesë. Nuk do kishim koalicione me 39 vagonë dhe 17 vagonë, por mjaftushëm tri a katër parti. Nuk do të kishim "Ndokër" here demokratë, here socialistë, here kristian pa "demo" dhe herë kristian me "demo". Nuk do të kishim minoritarë të Jurgucatit, dhe minoritarë të Himarës. Nuk do kishim çamër të Tahirit, çamër të Muhedinit e së fundi të Idrizit. Nuk do të kishim turq për inat të serbëve dhe maqedonas për inat të shqiptarëve. Nuk do të kishim kryetarë bashkish një tip individi që here është i lësësistëve, here demokratë, here socialistë. Dhe asnjeherë i as njëres apo tjetrës palë, e për rrjedhojë edhe i juaji. Por nuk do të kishim edhe atë lloj drejtësie horror të së dielës ku shqiptarët ngelën duke u parë nëpër gjyqe. Nuk do të valvisnim flamurin e Turqisë në mes të Shkodrës, për inat flamujve grekë në jugun e Shqipërisë.
Një Blush i vetëm nuk është asgjë. Edhe pse po u thotë të vërtetën. Edhe pse po i flet një populli të tërë. Madje i duhet thënë këtij populli të angazhuar, të çangazhohet. Të kuptojë se demokraci nuk do të thotë të angazhohesh. Por të çangazhohesh. Të jesh qytetar që denoncon. Një tulle e hequr në Korçë, të jeni të bindur që ka plasaritur edhe muret e shtëpisë tuaj, ne Shkoder! Edhe pse ajo mund të ndodhet në Luginën e Preshevës. Madje u duhet thënë, mbrojeni Blushin. Që të mbroni vetveten.
Po shoh çdo ditë që ka individë të cilët permes parasë së kapur vuajnë si dema të plagosur të blejnë pak sharm aristokracie. Periudhë që ka perënduar. Vendi nuk ka nevojë për aristokratë, por për qytetarë demokratë. Intelektual nuk të bën diploma e blerë, por botekupimi, leximi dënimi më i ashpër që mund t'i bësh vetves për të qënë shërbëtor i qytetarisë. Këtë po bën edhe Ben Blushi ndaj mbrojeni Benin!
Një Blush i vetëm, nuk është asgjë. Edhe pse po bën më shumë se të gjithë.

SHKARKO APP