Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mesazhet atdhetare dhe patriotike te Presidentit Meta nga Sllova e Dibrës

Editorial
E enjte, 12 Gusht 2021 04:11
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-“Nëse nuk duam vendlindjen, nuk duam të parët tanë, nëqoftëse nuk ruajmë traditat tona, në këtë botë kaq të madhe, e nganjëherë kaq kaotike, ne mund të jemi asgjë”.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Ndryshe nga pjesa tjetër e politikës dhe institucioneve të mbërthyera nga akuzat, kreu i shtetit, Ilir Meta ka zgjedhur të jap mesazhe larg debateve dhe konflikteve. Në aktivitetin e kreut të shtetit, ka një përkujdesje maksimale për t’u shmangur nga retorika e ashpër politike dhe për t’u fokusuar në çështje që kanë të bëjnë me interesat e qytetarëve të vendit. Aktivitetet protokollare, takimet zyrtare apo dhe qëndrimet në rrjetet sociale të kreut të shtetit, priren të vënë në dukje dhe të promovojnë zhvillimet pozitive në vend dhe kauzat për shtresat në nevojë.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

I tillë ishte dhe takimi i zhvilluar dje në një zonë të thellë të Dibrës. Kreu i shtetit ishte dje pjesë e inaugurimit të shkollës “Ajet Ndreu” në Sllovë. E veçanta e këtij rikonstruksioni ishte se shkolla publike nuk ishte financuar nga paratë e shtetit, por nga një biznesmen i suksesshëm jashtë vendit, Shpend Ndreu, që me paratë e tij u siguroi kushte bashkëkohore fëmijëve të vendlindjes së tij. Një gjest i tillë nuk ndodh shpesh në Shqipërinë ku biznesmenët dalin në media vetëm kur flitet për koncesione dhe fonde që merren nga buxheti i shtetit. Ndaj në një ceremoni të tillë, Presidenti Ilir Meta dha mesazhin jo vetëm të promovimit të vlerave të Shqipërisë, por edhe si një model të ruajtjes së vlerave të vendlindjes për gjithë shqiptarët. “Mesazhi im është të forcojmë rrënjët tona. Të forcojmë ndjenjat e atdhedashurisë! Nëse nuk duam vendlindjen, nuk duam të parët tanë, nëqoftëse nuk ruajmë traditat tona, në këtë botë kaq të madhe, e nganjëherë kaq kaotike, ne mund të jemi asgjë. Prandaj që të vazhdojmë të jemi shqiptarë dhe të jemi krenarë për atë që kanë bërë të parët tanë, të bëjmë më shumë për vendin tonë, në mënyrë që edhe këta fëmijë të jenë akoma edhe më krenarë në të ardhmen për përkatësinë e tyre, edhe si dibranë, edhe si shqiptarë”,- tha Presidenti Meta.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke vlerësuar gjestin e biznesmenit, Presidenti tha se kjo vepër është një model për gjithë shqiptarët dhe një mesazh për të mos harruar rrënjët e dhe identiteti. “Të gjithë sot duhet të përulemi me shumë nderim para Shpendit për këtë punë e vepër që ka bërë, sepse Nënë Tereza me shumë të drejtë ka thënë që ndoshta ndonjë gjë të madhe mund të mos bëjmë në këtë botë, por secili prej nesh një gjë të vogël, me dashuri të madhe, mund ta bëjë. Unë besoj se ky është një mesazh shumë i fuqishëm që shkon përtej Dibrës e kudo tjetër ku ka shqiptarë, të cilët e duan vendin e tyre, traditat e tyre e të cilët janë krenarë për paraardhësit e tyre”,- tha ndër të tjera Presidenti Ilir Meta.

Në Dibër kreu i shtetit zhvilloi takime dhe me banorë të zonës ku u njoh nga afër me problematikat e tyre. Duke theksuar rëndësinë që kanë kushtet e shkollave, Presidenti u shpreh se arsimimi i të rinjve është prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit në të ardhmen.

Teksa opozita ka zgjedhur që të vazhdojë rrëmujshëm serialet e akuzave me trafiqe e mazhoranca të flasë për armiq opozitarë dhe skenarë kundër integrimit, kreu i shtetit me gjeste të thjeshta po tregon se ka dhe një Shqipëri tjetër nga ajo e partive. Është Shqipëria që nuk jeton në ato pak kilometra nga kryeministria te selitë e partive. Është Shqipëria që nuk ka hallet e kryetarëve të partive, apo të kryeministrit që mendon si të qëndrojë me çdo kusht në pushtet, por përballet me probleme që duan zgjidhe dhe vëmendje. Ndaj dhe Presidenti me aktivitetin e tij nëpër Shqipëri po tregon se më shumë se hallet e politikanëve, rëndësi ka se çfarë po bëhet për të përmirësuar jetën e shqiptarëve.

Qamil Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 23 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 24 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 25 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 27 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 12 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 13 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 14 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.