Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Mesazhet e vizitës së Metës në SHBA

Editorial E enjte, 9 Shtator 2021 15:43
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, këtë vit Shqipëria u përfaqësua me nivelin të lartë , me kryetarin e shtetit Ilir Meta. Sesionet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB janë momente kyçe për diplomacinë, ku shtetet anëtare paraqesin qëndrimet e tyre për çështje që kanë të bëjnë me zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, por edhe proceset ku ndodhen vendet respektive. Fjalimi i Presidentit Meta në Sesionin e 73-të Asamblesë së OKB kishte mesazhet e duhura, jo vetëm për shkak të rëndësisë që ka një kryetar shteti, por edhe për qartësinë me të cilën u shtjelluan. Fjalimi i kreut të shtetit vuri theksin në proceset integruese të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e BE-së, njohjen e Pavarësisë së Kosovës, por edhe apelin që Bashkimi Europian, SHBA dhe NATO të kenë një angazhim më të madh në Ballkan.
Ndërsa fjalimet dhe takimet në Asamblenë e OKB kanë rëndësinë e tyre diplomatike, vizita e Presidentit Meta në Amerikë ka rëndësi të jashtëzakonshme për marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe SHBA. Në vizitën e kreut të shtetit janë dhjetëra takime të rëndësishme me kryetarë shtetesh, senatorë, kongresmenë, drejtues të institucioneve ndërkombëtare, politikanë, dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në Amerikanë. Në historikun e vizitave të politikanëve shqiptarë në SHBA, axhenda e Presidentit Ilir Meta mund të cilësohet më e ngjeshura me takime. Mjafton të përmendim vetëm disa prej më të rëndësishmeve si; takimi me Presidentin e SHBA, Donald Trump në pritjen zyrtare të presidentit amerikan, takimi me Zv/Kryetarin E Konferencës të Senatorëve Republikanë në SHBA, Senatorin Roy Blunt, takimin me Kryetarin e Grupit të Miqësisë Shqipëri-SHBA, Senatorin Gary Peters si dhe mjaft personalitete të tjera. Dhe takimi i fundit me Presidentin e Senatit Amerikan, Senatorin Orrin Hatch. Në mesazhet e kreut të shtetit në këto takime vihet theksi në thellimin e raporteve mes Shqipërisë dhe Amerikës. Presidenti Ilir Meta ka konfirmuar rëndësinë që Shqipëria u jep marrëdhënieve me SHBA duke kërkuar thellimin e partneritetit strategjik. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri kryesor strategjik i Shqipërisë dhe ne mbetemi tërësisht të angazhuar për forcimin dhe konkretizimin e partneritetit strategjik në të ardhmen, me interes të përbashkët të dy vendeve tona”,- tha kreu i shtetit në takimin me Presidentin e Senatit Amerikan, Senatorin Orrin Hatch. Në këtë linjë, kreu i shtetit ka diskutuar dhe për hapat konkret që mund të bëhen mes dy shteteve për rritjen e bashkëpunimit. Në takimin me Kryetarin e Grupit të Miqësisë me Shqipërinë, senatorin demokrat Gary Peters, kreu i shtetit shqiptar ka diskutuar për marrëveshjen e heqjes së taksimit të dyfishtë midis dy vendeve. Një marrëveshje e tillë do të sillte lehtësira konkrete në fushën e tregtisë dhe do të rriste investimet në Shqipëri.
Vizita e Presidentit Meta në SHBA dhe në Asamblenë e OKB shërbeu edhe për të dhënë një mesazh të qartë të Shqipërisë lidhur me pozicionin e saj në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Idetë e fundit që kanë trazuar Ballkanin për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë ishin pjesë e diskutimeve të takimeve të Presidentit Meta me zyrtarë të SHBA, homologë vendeve të ndryshme të BE, por edhe kryeministra të rajonit. Në këtë pikë kreu shtetit ishte i qartë në qëndrimin e tij të mbajtur në fjalimin e OKB, takimet bilaterale, por edhe në diskutimin e zhvilluar në universitetin e njohur amerikan “John Hopkins”. Kreu i shtetit shqiptar deklaroi se çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të prodhojë probleme etnike nga të cilat Ballkani ka vuajtur prej kohësh. “Marrëveshja (Kosovë-Serbi) duhet të respektojë vlerat dhe parimet e BE, të mundësojë shkëputjen nga e kaluara si dhe të mishërojë energji pozitive që inkurajojnë bashkëjetesën dhe harmoninë ndëretnike. Do të ishte e paimagjinueshme që ky dialog të prodhonte një marrëveshje, e cila do të ndryshonte kufijtë sipas vijave etnike, duke shkuar kundër të gjithë konceptit të BE-së, ashtu siç e njohim ne. Kufijtë nuk janë çështje përkufizimi dhe shënimi të hartës; për ta bërë atë gjë do të mjaftonte thjesht një kompjuter. Kjo çështje ka të bëjë me popujt dhe jetën e tyre të përditshme, me pronën e tyre, historinë e tyre, kujtimet e së kaluarës dhe varret e të parëve të tyre si dhe me krenarinë e tyre”,- deklaroi Presidenti Meta në universitetin “John Hopkins”. Duke e prezantuar idenë e ndryshimit të kufijve si të rrezikshme për rajonin, Presidenti Meta ka përcaktuar dhe linjën zyrtare të Shqipërisë ndaj debatit që ka plasur në rajon. Ky qëndrim i shprehur në SHBA nga kreu i shtetit merr rëndësi edhe për shkak të situatave të paqarta që ka krijuar diplomacia e qeverisë “Rama” ndaj kësaj çështje. Po kaq i rëndësishëm në vizitën e kreut të shtetit ishte dhe lobimi për pavarësinë e Kosovës. Në jo pak raste diplomacia shqiptare, vitet e fundit, ka harruar se detyrë parësore e saj kur flet për rajonin është lobimi për njohjen e Kosovës. Në takimet e kreut të shtetit kjo çështje u ngrit në OKB, por edhe në bisedat me zyrtarët.
Por veç diplomacisë dhe takimeve zyrtare, Presidenti Ilir Meta në vizitën e tij në SHBA riktheu dhe një herë në vëmendje rëndësinë që ka diaspora shqiptare në Amerikë. Janë me dhjetëra shoqata, organizata patriotike, biznesmenë të suksesshëm dhe njerëz me ndikim në jetën publike dhe politike në SHBA që janë ura më e fortë lidhëse mes dy vendeve. Është një potencial i madh njerëzor, ekonomik dhe politik që nëse organizohet dhe ndihmohet siç duhet nga Tirana zyrtare mund të kthehet në asetin më të çmuar të marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA. Takimet e kreut të shtetit me këto organizata japin dhe mesazhin për një koordinim më të fortë mes institucioneve shqiptare dhe përfaqësuesve të diasporës. Për vende si Shqipëria dhe situatën ku ndodhet Ballkani, marrëdhëniet me SHBA janë më shumë së të rëndësishme. Vizita e Presidentit Ilir Meta dhe mesazhet që vijnë nga Uashingtoni për partneritetin strategjik janë elementët që e bëjnë të suksesshme këtë vizitë.
Vizita ishte me takime shumë të ngjeshura, por kryetakimet mund të quhen me Presidentin Amerikan Donald Trump në pritjen e tij të delegacionëve në OKB, biseda e gjatë me Presidentin e Senatit Amerikan, Senatorin Orrin Hatch, me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, si dhe takimet me diasporën shqiptare.
Qamil Xhani

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 3 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 4 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 4 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 4 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 9 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2
Para 8 orësh

3 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 7 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 9 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.