FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Meta dhe Majko këndojnë sëbashku këngë arbëreshe në Kalabri (VIDEO)

Gjatë vizitës te arbëreshët e Kalabrisë, Presidenti Ilir Meta dhe delegacioni që e shoqëron kanë marrë pjesë edhe në programet artistike që arbëreshët kanë përgatitur për nder të tyre. Pritja ishte madhështore nga arbëreshët dhe u quajt vizitë historike pasi mori pjesë edhe presidenti italian, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në histori.

Gjatë ceremonisë Presidenti Meta, ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ish-ambasadori i Shqipërisë në Itali, Neritan Ceka si dhe pjesëtarë të tjerë të delegacionit janë bashkuar me arbëreshët dhe kanë kënduar disa prej këngëve më të njohura.

Dy këngët që kanë kënduar anëtarët e delegacionit shqiptar janë dhe dy nga ‘himnet’ e arbëreshëve: “Moj e bukura more” dhe “Lule, lule”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Delegacioni shqiptar ndodhet këto ditë në Rajonin e Kalabrisë në Itali, ku jeton shumica e komunitetit arbëresh, në kuadër të ceremonive për 550-vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot Presidenti i Republikës, Ilir Meta, së bashku me Presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, vizitoi Kolegjin e “Shën Adrianit”, në Shën Mitër Korona, ku u pritën dhe u takuan me studentë, pedagogë dhe drejtues vendorë e fetarë të bashkësive arbëreshe.

https://www.facebook.com/kohajone/videos/1102233333283429/

https://www.facebook.com/kohajone/videos/331207284373259/

FOTO GALERI/Vizita e Presidentit Ilir Meta te arbëreshët e Italisë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?