Meta publikon pamjet e protestave në Minsk: “Fundi i autokratëve do të jetë njësoj!”. Paralajmërim për Ramën?!

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në Facebook pamje nga protesta masive që po mbahet sot në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë. Që pas 9 gushtit, kur u mbajtën zgjedhjet në Bjellorusi, qytetarët janë ngritur në protesta për të denoncuar vjedhjen e tyre nga presidenit Aleksandër Lukashenko.

Duke komentuar pamjet në Minsk, Presidenti Meta shprehet se “kur populli flet vetë me zërin e tij nuk ka forcë në botë që e ndalon!  Në Minsk dhe kudo qoftë!  Fundi i autokratëve do të jetë njësoj!”.

SHKARKO APP