Ministri italian Minniti: Do godasim ata që janë të paprekshëm në Shqipëri
Sot ministri i brendshëm italian Minniti tha një fjalë të madhe, e cila pritet nga shqiptarët dhe nga miqtë ndërkombëtarë: Do godasim fort të paprekshmit! Ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti tha ditën e sotme se vendi i tij do ti qëndrojë në krah Shqipërisë, por nuk duhet të ketë njerëz të paprekshëm. Duke folur para policëve dhe ambasadorëve, Minniti u shpreh se askund nuk duhet të ketë njerëz të paprekshëm nga ligji.
‘Më lejoni të falënderoj forcat e Policisë italiane, Policinë e Shtetit, GdF për punën e jashtëzakonshme që kanë kryer këto vite. Gra dhe burra të Policisë Shqiptare, sepse në këto vite kemi pasur rezultatet që janë njohur dhe nga autoritete italiane.
Faleminderit sepse vërtet ne kemi përballë një operacion suksesi, që u përshkrua këtu me shifra që prej vitit 2013 deri ën 2017 dhe ne kemi parë një rritje progresive të rezultateve.
Sidoqoftë në momentin kur theksojmë që kemi të bëjmë me një operacion suksesi më lejoni të nënvizoj dy gjëra: e para, kryhen në kohë dhe duhen mbajtur edhe në vitet e ardhshme.
Kemi diskutuar për këtë edhe mikun tim shumë të dashur për ndërveprim të fuqishëm. E di shumë mirë se ky është një objektiv strategji i qeverisë shqiptare dhe kam ardhur për të thënë se do të kemi bashkëpunimin e plotë të qeverisë italiane dhe ministrit italian.
Ne duhet të godasim organizatat e mëdha të trafiqeve të paprekshmit, sepse në Europë, Itali, Shqipëri, nuk ka të paprekshëm. Ky është një objektiv që do të punojmë së bashku’, tha gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti.
Fill pas ministrit italian e ka marrë fjalën ministri shqiptar Fatmir Xhafaj i cili në të njëjtën me kolegun italian, theksoi se do godasim fort. Bile mes rreshtave, ai shtoi se kohët po ndryshojnë në ministrinë e brendshme dhe në policinë shqiptare. Vetëm sa nuk e tha se “ajo polici e lidhur me krimin” do të shkrihet. Por kushdo e kuptoi se e kishte fjalën për kohët e Saimir Tahirit.
Pra pas fjalës së ministrit italian Minniti, shqiptarët po presin dhe pyesin: Kush është peshku i madh në politikë i lidhur me bandat e drogës? Kush do të arrestohet?