Loja e kryeministrit Rama për të shmangur vëmendjen nga Tirana duke u marrë me Bjellorusinë

Pasi mediat proqeveritare në Tiranë nxituan të publikonin me tituj të mëdhenjë se kryeministri Rama foli në telefon 30 minuta me ministrin e jashtëm rus, Lavrov, reagon ambasada ruse në Tiranë.

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka zbuluar detaje nga një telefonatë e bërë mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov. Sipas ambasadës biseda është zhvilluar ditën e sotme me iniciativën e palës shqiptare. Rusia i ka bërë të qartë Ramës se nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Bjellorusisë.

“Palët diskutuan mbi situatën në Bjellorusi në kontekstin e propozimeve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së për të kontribuuar në zhvillimin e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës. Ministri Lavrov vuri në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe t`u mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë, në mënyrë që të shmanget përvoja e trishtë e “ndërmjetësimit evropian” në Ukrainë në shkurt 2014.

Bashkëbiseduesit rikonfirmuan rolin e rëndësishëm të Misionit Special të Monitorimit të OSBE-së në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin e brendshëm ukrainas, duke përfshirë nevojën për të përgatitur raporte objektive për atë që po ndodh në të dyja anët e linjës së kontaktit në Donbas” – thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i shpërndarë nga ambasada ruse në Tiranë.

Por ajo që të bën përshtypje mbetet se kryeministri shqiptar po mundohet të largojë vëmendjen nga problemet shqiptare, gjoja duke u marrë me Bjellorusinë. Dhe si për të krijuar një aurolë lidershipi botëror, pra që kryeministri Rama po merret me Bjellorusinë, mediat afër qeverisë japin se “Rama foli me Francën, me ministrin rus, me këtë e atë”, a thua se Rama do të zgjidhë sherret në Bjellorusi, kur ka njëmijë probleme brenda Shqipërisë shkaktuar pikërisht nga Edi Rama.

Ndërkohë Presidenti i Francës Emanuel Makron tha të enjten se kreu i shtetit bjellorus Aleksandër Lukashenko nuk dëshironte që OSBE të ndërmjetësojë në krizën politike në Bjellorusi.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me Kancelaren gjermane Angela Merkel në Fort de Bregancon mbi Rivierën Franceze, Macron gjithashtu tha se presidenti Rus Vladimir Putin reagoi në mënyrë të favorshme ndaj propozimit për rolin e OSBE-së.

SHKARKO APP