Monika Kryemadhi: Ilir Meta është përgjuar dhe përgjohet nga njerëzit e kryeministrit!

Ilir Meta është përgjuar nga Edi Rama dhe Sajmir Tahiri. Deklarata është bërë nga Monika Kryemadhi në studion e “Opinion”.

“Pse ju duket kaq çudi? Janë sjellë aparatura para 4-5 muajve dhe janë zhdoganuar në pikat e kalimit kufitar. Mediat investigative, por edhe shërbime të huaja, e dinë shumë mirë që Kryeministria përmes elementëve të caktuar kanë marrë aparatura që përgjojnë. Ilir Meta kur ishte Kryetar i Kuvendit është përgjuar nga Kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. Ilir Meta përgjohet edhe sot, edhe unë përgjohem, s’ka asnjë gjë të keqe”- tha Monika Kryemadhi.

Kjo është skandaloze se si është dhe akoma përgjohet nga struktura paralele shterore, jo ligjore, ish-kryetari i Kuvendit dhe Presidenti i Republikës, pavarësisht se Monika Kryemadhi e merr me humor përgjimin. Ajo thotë se “nuk ka asgjë të keqe”, pasi nuk shqetsohet ajo dhe as bashkëshorti president, por është alarmuese për sigurinë e çdo qytetari të Republikës. Kur përgjohet Kryetari i Shtetit, pa autorizim gjyqësor, por nga struktura paralele që kontrollohen jo nga ligji, po prej kryeministrit Rama, duhet vënë kuja se ç’po ndodh me liritë themelore të njeriut në Shqipëri.

 

SHKARKO APP