Mos u merrni më me Xhisiela Malokun, Opozitë!
Tritoli mbrëmë vonë te shtëpia e Xhisiela Malokut ka ndezur polemikat sot në media dhe në politikë. Xhisiela Maloku ka reaguar pas tritolit që iu vendos mbrëmjen e djeshme në banesën e gjyshit të saj.
Në një prononcim për kamerat, Xhisiela nga makina e saj, u shpreh se sulmi ka ardhur nga radhët e opozitës pasi ajo i nxorri blof në lojën e tyre politike.
Sipas saj, tashmë ajo do ta pranojë urdhërin e mbrojtjes pasi ndjehet e kërcënuar, pikërisht vetëm prej opozitës!
“Është mëse e qartë është bërë nga PD dhe opozita. Të vërtetën e di unë dhe vetëm unë. Unë dola thashë të vërtetën, ata dolën blof në lojën e tyre politike. Deri dje nuk isha e rrezikuar tani jam e rrezikuar nga opozita. Tani do ta pranoj mbrojtjen. Me Rexhepin kam marrëdhënie të mira. Sot kam kërkuar që të më qëndrojë pranë një nga familjarët e tij. Vetëm kështu ndjehem e sigurt. Ishte një shpërthim i fuqishëm. Pas tritolit telefonova menjëherë kushëririn e Rexhepit. Unë s’do largohem nga Shqipëria. Sërish bashkë me Rexhepin? Nuk i dihet“, deklaroi për mediat Xhisiela.
E çuditshme kjo që po ndodh! Kryeministri tha se tritolin ia vuri opozita dhe më pas del Xhisiela Maloku nga dritarja e makinës së saj dhe thotë:”Opozita ma vuri tritolin! Nga opozita kam frikë për jetën!
Ndaj pas gjithë kësaj që po shikojmë e dëgjojmë qëkur përgënjështroi vetveten live në Top Channel dhe në TV KLAN si dhe sot kur në vend që të kërkojë hetim urgjent nga policia dhe shteti për çka po i ndodh asaj, si dhe të kërkojë mbrojtje; ajo akuzon opozitën për të gjitha çfarë i kanë ngjarë si rrahjet, dhunimi, tritoli,etj, atëhere më mire lëreni në fatin e saj!
Mos u merrni më me të, opozitë! Të ndjekë fatin!
Lajme të tjera për këtë argument