Kujdes, Damian Gjiknuri! Lista e Zezë po vjen!
Nga Herion Mesi-
Damian Gjiknuri, një prej njerëzve me besnikë dhe korrekt me kryeministrin Rama, është kryetar i tryezës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore prej një viti e kusur. Ai ka përgjegjsinë e asaj që firmos dhe ai do të digjet nëse kryeministri Rama vendos të bëjë kurban ndonjë nga të tijtë sapo presioni amerikan dhe europian të vlojë deri në atë pikë sa do ti ngushtohet laku Ramës.
Ato që ka thënë Damian Gjiknuri janë publike dhe të regjistruara, pra se listat e hapura do fusin në parlament elementin kriminal që kanë pasuri e para, se listat e hapura janë shumë të vështira për tu administruar nga komisionet,etj etj. Edi Rama nuk pranon këshilla, por duhet ti thuhet se po shkon në greminë edhe më thellë, përveç keqqeverisjes me “timonin i vetëm”. Në qeveri përveç ministrit Arben Ahmetaj asnjë nuk guxon ti thotë diçka që nuk mund ti pëlqejë kryeministrit. Ndërsa në parlament mbetet Damiani, që ka një “çelës” hyrje për në kryeministri dhe që ia thotë, Ramës.
Ajo që bëri dje Edi Rama ishte një shoë për të huajt se gjoja shkova, dëgjova, mbajta shënim dhe ika. Prekja e Kushtetutës në vitin zgjedhor dhe për interesa direkte partiake, kur nuk kalon në Refenderum, është së paku kriminale. Popo, saktë kriminale, zoti Damian dhe ti do jesh bashkëpërgjegjës nesër kur të vijë gjykimi popullor, edhe i drejtësisë.
Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompei ka folur direkt për Marrëveshjen e 5 qershorit. Ai tha pikë për pikë se duhet miratuar dhe nuk duhen lojëra, siç po bëni me Murrizin and co. Gjermanët insistojnë përditë se mos u çmendni deri në atë pike sa ti thoni botës se jemi vend Sovran! Jemi shtet, por akoma me demokraci të pa zhvilluar, ndaj të thërret ambasadorja amerikane në Rezidencë dhe të thotë firmos. Të bën deklaratë parlamenti europian se miratoni vetëm Marrëveshjen dhe ti bën si të duash, duke shkallmuar Kushtetutën; kjo nuk do të të falet, Damian!
Ti do të firmosësh me hir apo pahir çka do Edi Rama me gjoja reformën zgjedhore, duke futur duart në Kushtetutë. Dhe do të regjistrohet si propozim i joti. Por mos harro se amerikanët po vëzhgojnë, europianët janë acaruar me këto makinacione jo të ndershme që po bëni.
Dhe ka rrezik që do ju fusin në LISTËN E ZEZË, ty dhe disa të tjerë aty në PS dhe shumë nga Rilindja. Ti, Damian, je socialist në gen. Nuk je Rilindas, por rilindasit kanë vesin e keq, që të përdorin dhe të flakin. Bile fërkojnë duart duke thënë se “e hëngri dhe ky”. Ndaj kij kurajo dhe fol, të paktën të regjistrohesh publikisht se nuk je për këto makinacione, se je vetëm për Marrëveshjen që ishte edhe produkt i joti.
Ose nëse nuk flet, të paktën jep dorëheqjen me dinjitet.
Dhe shpëto!